Shqiperia behet pjese e TRADUKI rrjetit europian te Letersise

Shqiperia behet pjese e 'TRADUKI', rrjetit europian te Letersise

Ministria e  Kulturës ka nënshkruar marrëveshjen mes Ministrisë së Kulturës dhe rrjetit evropian të botimeve Traduki. Marrëveshja u nënshkrua nga ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro Furxhi dhe drejtoresha e Traduki-it, Antje Contius.

“Marrëdhënia me Traduki-n, si një nga rrjetet aktive dhe me ndikim të klimën evropiane të letrave po merr një dimension të ri: atë të hyrjes në rrugë institucionale. Si ministre e Kulturës së Shqipërisë unë kam kënaqësinë dhe nderin të radhis Shqipërinë mes vendeve si Gjermania, Austria, Zvicra, Lihshtejnshtajni dhe nga rajoni të jetë vendi i tretë pas Sllovenisë dhe Kroacisë”, u shpreh ministrja Mirela Kumbaro.

Nga ana e saj, Contius ritheksoi hapin e parë të bashkëpunimit institucional, duke e vlerësuar “si një hap të rëndësishëm që e afron Shqipërinë me rajonin dhe Evropën, në frymën e një hapjeje dhe qasjeje të një filozofie bashkëpunimi me partnerët në fushën e letrave”. Në fjalën e tyre, Kumbaro dhe Contius falenderuan urat e ngritura në këtë bashkëpunim me Traduk-in, duke vlerësuar partnerët shqiptarë, Ardian Klosi dhe Arian Leka.

Përmes këtij anëtarësimi, që u nënshkrua sot, Shqipëria nuk është më vetëm pjesë e aplikantëve për projekte kulturore, por partnere, kontribuese në politikëbërjen e saj kulturore dhe në integrimin e këtij produkti kulturor në kulturën e kontinentit.

Në takim merrnin pjesë zv/ministri i Jashtëm, Alqi Puli, ambasadori slloven Bojan Bertoncelj, ambasadori i Zvicrës, Alexander Wittwer, ambasadori gjerman, Hellmut Hoffmann, atasheu kulturor i ambasadës gjermane, Christiane Wolters,  atasheu kulturor i ambasadës amerikane, drejtoresha e Institutit Italian të Kulturës, Fulvia Veneziani, përfaqësues të British Council në Tiranë, të Institutit Goethe, shkrimtare, përkthyes dhe përfaqësues të shtëpive botuese.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama