Shqiperia bie dakord te shkaterroje armet e Sirise

Shqiperia bie dakord te shkaterroje armet e Sirise

Shqipëria ka arritur një marrëveshje bazë me Shtetet e Bashkuara që ajo do të shkatërrojë arsenalin e armëve kimike të Sirisë, ka mësuar të mërkurën “The Yomiuri Shimbun”. Në qoftë se marrëveshjes i është dhënë firma e fundit, Shtetet e Bashkuara ka të ngjarë t’i sigurojnë Shqipërisë objektet e lëvizshme për shkatërrimin e armëve kimike, pasi ata janë transportuar në vendin ballkanik, kjo sipas një burimi në Organizatën për Ndalimin e Armëve Kimike. Damasku do të transportojë materialet e veta kimike në një port në perëndim të Sirisë me ndihmën e Rusisë. Nga atje, një anije tregtare e Belgjikës do të dërgojë armët në Shqipëri, sipas burimit që vëzhgon bazën kimike në Hagë.

Disa vende evropiane do të sigurojnë anije shoqërimi për dërgimin, tha burimi. Shtetet e Bashkuara, Rusia dhe palët e tjera të interesuara janë duke vazhduar për të bërë marrëveshje për përpjekjet e çmontimit. Megjithatë, disa vende që u tha se ishin destinacionet e mundshme për arsenalin kimik të Sirisë, kanë kundërshtuar këtë plan të fundit. Në dritën e kundërshtimeve të tilla, OPCW nuk do të specifikojë në cilin vend do të dërgohen armët kimike të Sirisë kur t’i paraqesë një plan Këshillit Ekzekutiv të organizatës, të premten, në lidhje me shkatërrimin e armëve kimike, kjo sipas një burimi tjetër. Plani, i cili do të mbajë qëllimin e demontimit të armëve kimike në Siri nga mesi i 2014, do të përcaktojë afatet për shkatërrimin e armëve në varësi të volumit të materialeve kimike e toksike të përfshira. Materialet kimike që mendohet se janë më helmuese do të merren jashtë Sirisë për tu shkatërruara të parat. Disa lloje të kimikateve që nuk kërkojnë teknika të avancuara për asgjësimin mund të procedohen brenda Sirisë bashkë me municione që nuk përmbajnë kimikate, sipas planit. /Media japoneze/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama