“Shqipëria e Madhe” ka bërë raundin e internetit dhe medieve pas incidentit me dronin në stadiumin “Partizani” në Beograd, gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri.
Mesa duket, “Shqipëria e Madhe” është përhapur dhe ka qëndruar edhe në Maqedoni. Mësohet se maqedonasit kanë krijuar mjaft faqe fansash (fanpage) për “Shqipërinë e Madhe” në “Facebook”, administratorët e të cilëve janë qytetarë të Maqedonisë, shkruan portali online maqedonas “Vecer.mk”.
Njëra prej tyre titullohet “Republika Ilirida”, në të cilën Maqedonia cilësohet si një vend që flet shqip, por ku të rinjtë dhe të moshuarit dhunohen. Po ashtu, vizitorët në faqe ankohen e qahen se gjithçka në Maqedoni është e kufizuar te politika dhe se askush nuk kujdeset për popullsinë lokale.