Shqipëria dhe Mali i Zi kanë vendosur që të njohin patentat e shteteve respektive. Vendimi është marrë gjatë ditës së sotme gjatë mbledhjes së qeverisë shqiptare. “Me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave vendosi:
Miratimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Malit të Zi, për njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit, sipas tekstit bashkëlidhur këtij vendimi”, thuhet në vendimin e Këshillit të Ministrave.