Shqiperia e fundit ne rajon per mbledhjen e te ardhurave

Shqiperia, e fundit ne rajon per mbledhjen e te ardhurave

Shqipëria renditet e fundit në rajon përsa i përket mbledhjes së të ardhurave, në raport me Prodhimin e Përgjithshëm Kombëtar. Ky është rezultati i raportit të fundit të Komisionit Europian për performancën e ekonomive të Ballkanit.

Në raport thuhet se niveli i lartë i evazionit fiskal dhe ekonomisë informale, si dhe rendimenti i ulët i tatimeve dhe doganave janë arsyet kryesore pse administrata nuk arrin të mbledhë të ardhurat.  Për këtë vit, niveli i mbledhjes së të ardhurave në Shqipëri është 27.8% e PPK-së. Mbledhja e të ardhurave pritet të ruajë të njëjtin nivel edhe vitin e ardhshëm, për t’u përmirësuar në mënyrë modeste në vitin 2017, në vetëm 27.9%.

Ndërkohë që vendet e tjera të rajonit mbledhin të ardhura gati dyfish më shumë, në raport me prodhimin e tyre kombëtar.

Të ardhurat kundrejt PKK-së

Shqipëria 27.8%
Maqedonia 31.6%
Mali i Zi 42.9%
Serbi 40.3%
Bosnje dhe Hercegovina 38.9%
Kosova 26.8%


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama