Shqiperia fiton 1-0 miqesoren me Francen realizon Kace

Shqiperia fiton 1-0 miqesoren me Francen, realizon Kace

ELBASAN, 13 Qershor /ATSH-Gjergji Mima/ -Shqipëria fitoi  me rezultatin 1-0 miqësoren ndaj Frances me një gol të realizuar nga Ergys Kace ne minutën e 43-te ne takimin që u luajt të shtunën në stadiumin ‘Elbasan Arena’ në një miqësore luksi.

Pas asaj paraqitjeje të shkëlqyer në Rennes muaj më parë ndaj Francës ku barazuam 1-1, Shqipëria përsërit një tjetër performancë fantastike në “Elbasan Arena” para tifozëve kuqezi duke fituar miqësoren ndaj “gjelave” me rezultatin 1-0.

Një perlë e Ergys Kaçes në minutë e 43′ vendosi fatin e ndeshjes, takim që në fakt u dominua dhe tregoi se ishte Shqipëria ekipi që donte dhe kërkonte më shumë këtë fitore. Edhe njëherë kjo ndeshje tregoi formën e jashtëzakonshme të djemve të De Biasit por që merita shkon pikërisht për trajnerin italo-shqiptar. Per t’u shenuar, fakti qe ky eshte suksesi i pare ne histori per Shqiperine ndaj Frances edhe pse nje takim miqesor.

unnamed (3)Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri italian i natyralizuar tashmë si shqiptar arritën një fitore historike, pasi mundën për herë të parë Francën në histori, pas 4 humbjeve dhe një barazimi të siguruar nëntorin e kaluar në Rene.

Në sfidën e zhvilluar në ‘Elbasan Arena’ Shqipëria zbriti në fushë e motivuar, jo vetëm për faktin që përballë kishte një emër të madh, por edhe për elozhet e trajnerit Deshamp para ndeshjes, që rezultuan të vërteta.

Shqipëria e nis mjaft mirë duke rrezikuar disa herë me Lenjanin, Roshindhe Cikalleshin, por portieri francez, njëkohësisht edhe kapiteni i “Gjelave” Lors ishte në lartësinë e duhur duke shmangur gola të sigurt.

Në pjesën e parë i vetmi rast i miqve për t’u theksuar ishte goditja e sulmuesit të Arsenalit Giroud me kokë, por që Berisha e priti pa vështirësi. Në minutën e 43’ Shqipëria fiton të drejtën e një gjuajtje të lirë pranë zonës, e cila ekzekutohet me mjeshtëri nga Ergys Kaçe, që nuk zhgënjen duke dërguar sferën në pikën më të largët të portës duke ia bërë të pamundur devijimin portierit Loris, që nuk i mbetet gjë tjetër veçse të nxjerrë topin nga rrjeta.

unnamedGoli ngre në peshë stadiumin, ndërsa lojtarët futen në dhomat e zhveshjes. Pjesa e dytë ishte akoma më e mirë për kuqezinjtë edhe pas lëvizjeve të teknikut për të provuar shumë lojtarë të rinj dhe faktit që kishte shumë mungesa në mbrojtje dhe mesfushë.

Deshamp në pjesën e dytë vendos të fusë në fushë Pogbanë për ndryshuar lojën dhe barazuar, por rastin më të mirë për të shënuar e krijoi Valbuena me një gjuajtje të lirë që u grushtua nga Berisha, ndërsa Pogba vlera e të cilit shkon në disa miliona Euro nuk do të mbetet në memorie për këtë ndeshje, kjo falë edhe paraqitjes mjaft të mirë të Shqipërisë.

Franca si vend organizator i kampiontit Evropian të vitit 2016 zhvillon ndeshje miqësore me ekipet e grupit ku bën pjesë edhe kombëtarja shqiptare e drejtuar nga trajneri Giovanni De Biassi.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama