Shqiperia kalon turin edhe pa shenuar ndonje gol

Shqipëria kalon turin edhe pa shënuar ndonjë gol

Ekspertët ndërkombëtarë të statistikave, kanë zbuluar se një skuadër ka shanse të kalojë fazën në grupe të Euro 2016 edhe pa shënuar ndonjë gol. Një lajm shumë i mirë për Shqipërinë që ka probleme në fazën ofensive në krahasim me përfaqësueset e tjera.

CkSoVcNW0AQ-HYr

Omar Çauduri, një bloger i njohur për studimet e tij statistikore, ka përllogaritur nëpërmjet programeve kompjuterike përqindjen e mundësisë se kualifikimit si e treta më e mirë në grup dhe rezulton se me 3 pikë, të siguruara pas tre barazimeve 0-0, një skuadër ka 87% mundësi që të kalojë mes 16 më të mirëve, probabilitet i cili vlerësohet si shumë i lartë në gjuhën e matematikës. Kuptohet që e njëjta përqindje është për çdo lloj barazimi me gola, për sa kohë që ekipi merr nga një pikë në secilën ndeshje.

13336048_1102618063112945_5609852411390159452_n

Me 4 pikë, ndonëse me një golavarazh negativ, mundësia e kalimit të turit është minimalisht 92%, duke arritur 100% nëse golavarazhi i përgjithshëm pas tre ndeshjeve është 0 apo pozitiv.

Ndaj "parkimi i autobusit" nuk do të jetë një ide e keqe për kuqezinjtë, të cilët nëse ia dalin mbanë të ruajnë të paprekur rrjetën e Berishës në fazën në grupe, i kanë të gjitha shanset të shtyjnë qëndrimin e tyre në Francë përtej 19 qershorit.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama