Behet me dije se ky sistem do te lidhe Shqiperine me Italine permes nje stacioni ekzistues dhe lidhjes tokesore, mundesuar nga Interoute Communications. “Kjo eshte nje iniciative shume e bukur, e mire dhe e dobishme, sepse dy kabllot qe kemi sot jane te vjetra dhe me mundesi te kufizuara. Po ashtu, edhe lidhjet e tjera valore e satelitore. Kjo gjendje pengon furnizimin me internet sipas kerkeses te konsumatoreve”, tha Pollo ne fjalen e tij.
Nje sistem i tille kabllor si ai qe prezantohet e qe do te lidhe Shqiperine me pikat e aksesit te internetit ne Milano dhe ne Frankfurt do krijoje te gjitha mundesite qe te kete internet, jo me 2 mbps, por me 20 – 30 mbps ndoshta edhe me shume, si dhe me nje çmim me te ulet sesa ai qe paguhet sot ne Shqiperi. “Eshte nje iniciative private, pra nuk ka financim nga buxheti i shtetit, por ne jemi te angazhuar qe te japim mbeshtetjen administrative per realizimin e saj”, sqaroi ministri i Inovacionit dhe Teknologjise, Genc Pollo.