Shqiperia ndihmon Irakun ne luften kunder Shtetit Islam

Shqiperia ndihmon Irakun ne luften kunder Shtetit Islam

Sipas një vendimi të marrë më 15 gusht të botuar në një gazetë zyrtare ditën e martë, Tirana do t’i dhurojë Irakut 22 milionë fishekë, 15 mijë granata dore dhe 32 mijë predha artilerie të kalibrave të ndryshme, shkruan "Balkan Insight". Tirana njoftoi gjithashtu se do t’i dhurojë Afganistanit 10.000 automatikë 7.62 mm, të modelit 56.

 

Donacionet janë pjesë e një udhëtimi ndërkombëtar për të ndihmuar qeverinë e Irakut për të frenuar militantët e Shtetit Islamik, i njohur më parë si ISIS ose ISIL, i cili ka konfiskuar pjesë të mëdha të Irakut dhe të Sirisë dhe ka kryer mizori të shumta, ku më i fundit është ekzekutimi i gazetarit amerikan, James Foley. Të martën, organizata militante publikoi një video që tregonte një militant me theks britanik, i cili pret kokën e gazetarit amerikan, një krim ky që ka shkaktuar zemërim në të gjithë botën.

 

Në një deklaratë, presidenti amerikan Barack Obama tha se bota u trondit nga vrasja brutale e Foley-t. Obama u bëri thirrje qeverive dhe popujve në të gjithë Lindjen e Mesme për ta "hequr këtë kancer në mënyrë që ajo të mos përhapet".  Përfshirja e një militanti nga Britania, e bëri kryeministrin britanik David Cameron që të ndërpresë pushimet e tij të verës dhe të kthehet në Londër, për të diskutuar për kërcënimin e paraqitur në Britani nga xhihadistët që kthehen në Evropë nga zona e luftës.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama