Në 2011, vendi ynë renditej i 88-ti nga 139 vende të marra në shqyrtim. Tema kyçe e biznesbërjes duket se është ajo në të cilën, në vitin 2012 Shqipëria siguron vlerësimin si më të lartë ashtu edhe atë më të ulët krahasuar me vendet e tjera, si më poshtë vijon.
1.Temat për të cilat Shqipëria ka renditjen me të lartë janë:
Koha për të nisur një biznes: numri i ditëve për të nisur një biznes. (Pozicionuar në vend të 10-të)
Telefonia celulare: regjistrimet për telefoni celulare (me kontratë dhe të parapaguar) (Pozicionuar në vend të 19-të)
Numri i procedurave për të nisur një biznes (Pozicionuar në vend të 28-të)
2. Temat për të cilat Shqipëria ka renditjen më të ulët janë:
Mundësia për venture capital (kapital fillestar): Sa lehtë është për sipërmarrësit me ide innovative, por të rrezikshme, që të gjejnë venture capital? (Pozicionuar në vend të 124-t)
Intensiteti i konkurrencës lokale: Si do ta vlerësonit intensitetin e konkurrencës në tregjet lokale të vendit tuaj? (Pozicionuar në vend të 122-të)
Kapaciteti për inovacion: Në vendin tuaj si e sigurojnë kompanitë teknologjinë? (Pozicionuar e 119-ta nga 142 vende)
Aplikimet për patenta: Numri i patentave për të cilat është bërë aplikimi nën Patent Cooperation Treaty (PCT) (Pozicionuar e 119-ta nga 142 vende)
Shënim:
Raportin e vitit 2012 mund ta shkarkoni të plotë në:
http://www3.weforum.org/docs/Global_IT_Report_2012.pdf
Në faqen 174 gjeni Country Profile të Shqipërisë
Raportin e vitit 2011 mund ta shkarkoni të plotë në:
http://www3.weforum.org/docs/WEF_GITR_Report_2011.pdf
Në faqen 162 gjeni Country Profile të Shqipërisë