Shqiperia rrit eksportet dhe ul importet

Shqiperia rrit eksportet dhe ul importet

Vendi ynë ka rritur eksportet, duke kapur shifrën 21 miliardë lekë në muajin nëntor  të viti 2013. Sipas të dhënave ka pasur një rritje të eksporteve me 7 për qind krahasuar me muajin nëntor të vitit 2012.  Grupi kryesor i mallrave që kanë pasur rritje janë: “Produktet kimike dhe plastike", të cilat kapin rreth  45 për qind; "prodhimet e drurit dhe të letrës", të cilat kapin rreth 41 për qind dhe "tekstilet dhe këpucët" me rreth 14 për qind .

Ndërsa kanë pasur rënie eksportet e grupit: "Lëkurët dhe prodhimet e lëkurës", kanë rënë me rreth 15 për qind dhe “makineritë, pajisjet dhe pjesët e këmbimit” u ulën me rreth 13 për qind . Vlera e importeve në Shqipëri ishte 44 miliardë lekë në muajin nëntor 2013, duke pësuar një rënie me rreth 4 për qind krahasuar me muajin nëntor të vitit 2012. Grupi kryesor i mallrave të importuara që kanë pësuar rënie janë: “Mineralet, lëndët djegëse, energjia elektrike", të cilat kanë rënë me rreth 22 për qind , "Produkte kimike dhe plastike" pësuan rënie me rreth 12 për qind; "Makineritë, pajisjet dhe pjesët e këmbimit" ranë me rreth 4 për qind. Importi i grupit "lëkurë dhe prodhimet e lëkurëve" u rrit rreth 31 për qind dhe "tekstilet dhe këpucët" u rrit me rreth 20 për qindi. Tregtia me vendet e BE-së është 66 për qind . Partnerët kryesorë tregtarë vazhdojnë të jenë Italia, Turqia, Kina dhe Greqia . Tregtia me Italinë është rreth 37 për qind , kurse me Greqinë është rreth 7 për qind.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama