Tiranë 16 Nëntor /ATSH/ -Qeveria shqiptare, me propozim të Kryeministrit Edi Rama, ka shpallur ditën e hënë, 16 nëntor 2015, ditë zie, në respekt e nderim të viktimave të sulmeve terroriste, të ndodhura mbrëmjen e së premtes në Paris.
Në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike do të ulet flamuri në gjysmështizë dhe në orën 12:00 do të mbahet një minutë heshtje.
Duke i dënuar me forcë këto akte terroriste, qeveria shqiptare mbetet thellësisht e angazhuar krah aleatëve të saj në luftën kundër terrorizmit./b.k/ /a.g/