Shqiperia te luftosh keqkuptimet

Shqiperia, te luftosh keqkuptimet

Ndërsa grupi Nirvana po festonte renditjen në vend të parë në Billboard me “Nevermind” dhe Barbara Kendall merrte medaljen e artë në Lojërat Olimpike në Barcelonë, Shqipëria po zgjohej në një ditë të re, jo më nën regjimin komunist me dorë të hekurt.

Njëzet e dy vjet më pas, vendi ende perceptohet nga shumë njerëz si një destinacion i pasigurt për udhëtim, por është duke u shndërruar në një mekë të pushimeve.

Stabiliteti po rikthehet, ndërsa vendi i ka sytë nga anëtarësimi në Bashkimin Europian, edhe pse duhen kapërcyer ende shumë rrugë përpara se kjo të bëhet realitet.

Duke udhëtuar përmes Shqipërisë për dy javë menjëherë bie në dashuri me këtë vend të bukur.

Duke nisur nga jugperëndimi, të bien në sy plazhet e Ksamilit, Sarandës dhe Himarës, të paprekur dhe të lirë. Ndërsa jeni në këtë zonë, vizitoni Syrin e Kaltër, një burim ujor me temperaturë 10 gradë celsius, me një qartësi dhe ngjyra të pabesueshme.

Pasi t’i turresh bregdetit, një udhëtim në kryeqytetin, Tiranë, është një domosdoshmëri, me jetën e gjallë të natës në ish- bllokun komunist dhe me gërmadhat e fshehura komuniste, përfshi këtu një statujë të Stalinit të mbulura me fletë në një parking tek galeria e artit. Shqiptarët duan dëshpërimisht të harrojnë të kaluarën e errët.

Duke shkuar për në veri, duhet të synoni një udhëtim në Alpet panoramike. Vizitoni fshatin e vogël malor të Thethit, me shumë hane të vogla, që shërbejnë ushqim të shijshëm shqiptar dhe me guida të këndshme lokale, që flasin anglisht.

Vetëm një fjalë për kujdes: përgatituni për tre orë rrugë malore të paasfaltuar për të hyrë në fshat.

Nëse keni nerva që të përballeni me një transport publik pa orare, me taksistë të korruptuar dhe me kalime këmbësorësh që vetëm të tilla nuk janë, do të shpërbleheni me një përvojë të shkëlqyeshme.

Duke qenë se kanë qenë të mbyllur nga bota për kaq gjatë, shqiptarët tregojnë një dëshirë për të mësuar më shumë për udhëtarët e huaj dhe sigurohuni që të kenë një përvojë fantastike.

Ardhja në Shqipëri është bërë shumë e lehtë, kështu që nuk ka asnjë justifikim për të mos shkuar.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama