Shqiperia turistike Rama Po merr jete gjate vijes bregdetare

'Shqiperia turistike', Rama: Po merr jete gjate vijes bregdetare

Kryeministri i vendit, Edi Rama nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook” ka përcjellë një mesazh kuptimplotë, lidhur me aksionin e ndërmarrë në kuadër të punës “Shqipëria Turistike”. Rama ka theksuar se, ky aksion i ndërmarrë për pastrimin e plazheve do të zgjasë deri në fund të muajit gusht. Përmes fotove të publikuara në “Facebook”, Rama ka sjellë në vëmendje punën që po bëhet për pastrimin e plazheve, duke u jetësuar në të gjithë vijën bregdetare.

 

Mezazhi

 

“Vijon puna për Shqipërinë Turistike që këtë vit do t'i mirëpresë pushuesit në plazhe të pastra, pa plehra e pa mushkonja. Një plan i plotë masash me kohëzgjatje deri në fund të gushtit ka filluar të jetësohet përgjatë gjithë vijës bregdetare”, - shkruan Rama në rrjetin social “Facebook”. 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama