Shqiperia vendburim i marijuanes

Shqiperia vendburim i marijuanes

Raporti për vitin 2013 i Departamentit Amerikan të Shtetit tregon se Shqipëria është një vendburim i marijuanës gjatë viteve të fundit. Sipas të dhënave gjatë vitit 2013 vlerësohet se ka pasur një volum të lartë të lëndëve narkotike të prodhuara. Në nivele po të larta mbeten edhe arrestimet dhe bllokimet, në veçanti kanabis sativës.

 

“Bazuar në sasinë e bllokuar të lëndës narkotike, prodhimi lokal i marijuanës mbetet në nivele të larta, megjithëse nuk ka vlerësime të sakta sesa është kultivimi total”, thuhet në raport.

 

DASH thekson faktin se,  duke përjashtuar kanabisin, Shqipëria nuk është një prodhues i rëndësishëm i drogave të jashtëligjshme, si përbërësit kimike dhe drogat sintetike.

 

Raporti nxjerr në pah edhe arritje në luftën kundër lëndëve narkotike, duke cituar burimet e Policisë së Shtetit, sipas të cilave gjatë 2013-ës është sekuestruar 33 tonë kanabis, nga 21.2 tonë në vitin 2012.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama