Shqiperia zbulon opinionin publik

Shqiperia 'zbulon' opinionin publik

Kjo ishte Shqipëria e zakonshme e indeferencës e moskokëçarjes qytetare. Ishte (dhe ende është) vendi ku në 23 vjet nuk ka ndodhur asnjë protestë apo demostratë për të kërkuar vende pune, vendi ku sindakatat dhe organizimet e tjera popullore vazhdojnë të jenë një shaka e hidhur dhe ku duket se opinioni publik është një nocion thjesht inegzistent.

Sot, brenda harkut të 72 orëve, pamja është krejt e përmbysur. Duket papritur, sikur e gjithë masa deri dje anonime dhe e painteresuar e të rinjve (mbi të gjitha të rinjve), kanë lënë kafenetë e Bllokut, bangot e shkollave dhe engledisjen e zakonshme me rrjetet sociale e kinematë, për të marrë një rol që s’e kanë patur kurrë më parë: atë të misionarit të kauzave të drejta sociale.

Shqipëria ka zbuluar kështu, për habinë e saj të madhe, se fëmijët e nipërit e llastuar, brezi i ri kaq i ndryshëm nga baballarët që dikur shkonin zboreve e aksioneve, qenka në fakt i interesuar për atë që ndodh rreth tyre. Një risi absolute kjo për një shoqëri ku deri më sot kanë reaguar e protestuar vetëm flokëbardhët. Dalja masive në rrugë e të rinjve kudo në Shqipëri, për t’i thënë “Jo” armëve kimike të Sirisë, ka qenë kaq e papritur dhe e pallogaritshme, saqë as Edi Rama, kryeministri që ende konsiderohet si “i ri” në politikë, krahasuar me Berishën e Nanon, nuk perceptoi asgjë nga reagimi i fuqishëm popullor që do të pasonte planet e tij për të pranuar kërkesën amerikane për armët kimike.

Ajo që ka ndodhur në gjysmën e dytë të javës që po lemë pas

Dragoti: Klima ka ndryshuar, njerëzit nuk kanë më frikë nga qeverisja

Sociologu i njohur, Prof.Edmond Dragoti, shprehet i suprizuar për vaën e protestave popullore, me pjesëmarrje masive të qytetarëve, kundër armëve kimike. Ai thotë se ky fenomen i pazakontë për shoqërinë tonë, ka ndodhur në kushtet e paqartësisë së mesazheve qartësuese nga politika, që ja kanë lënë vendin frikës dhe reagimit spontan kolektiv. Në anën tjetër, ai thotë se tashmë duket qartë se ka një frymë tjetër qeverisjeje, e cila nuk krijon frikë dhe stres tek qytetarët, e kjo ka peshën e saj tek dalja e njerëzve në rrugë.

Tradicionalisht masa, ose publiku, siç quhet ndryshe, reagon kryesisht i orientuar nga mediat, politika dhe shoqëria civile. Kur mesazhi është i paqartë nga ana e lidershipit politik, atëhere është mëse e mundshme që të formësohet një frymë, një nerv dhe një impuls i pakontrolluar dhe spontan, në masën e gjerë të njerëzve që përbëjnë opinionin publik. Sa më shumë kohë të kalojë, aq më e vështirë bëhet për ta vënë nën kontroll këtë ndjesi të përgjishme, siç po e shohim këto orë.

Opinioni i pakontrolluar është lehtësisht i manipulueshëm e pse jo, edhe i rrezikshëm. Mesazhi fillestar deformohet me kalimin e kohës, sa më shumë që shtohet pjesëmarrja e njerëzve në këtë reagim kolektiv.

Konstatoj, duke e konsideruar këtë si një fenomen pozitiv, se tashmë njerëzit nuk kanë më frikë, fryma e qeverisjes nuk është më shtypëse, por në të kundërt, ajo është më e lirë e liberale. Por siç e dimë prej kohësh, vetë liria, shumë shpesh, është e vështirë për t’u menaxhuar. Kurse frika, stresi, përkundrazi, janë të më të lehta për t’u kontrolluar.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama