Gjuha Shqipe gjithmonë ka qenë objekt studimi për shumë studiues në botë. Këtë herë ka qenë “The Guardian” e cila ka publikuar një ilustrim të Minna Sundberg që tregon hartën e gjuhëve që ekzistojnë sot në botë. Në foton e botuar dallohet qartë gjuha shqipe si një degë më vete e pemës simbolike të gjuhëve botërore. Kjo vërteton edhe njëherë se shqipja është një gjuhë unike dhe e lashtë.