Shqiponja dykrenore simbol i shampanjes franceze

Shqiponja dykrenore, simbol i shampanjes franceze

Pas daljes në treg të shampanjës franceze “Millesime”, me simbolin e shqiponjës dykrenore ideatori i saj Jerome Olivet  shprehet se kjo nuk ka qenë një përzgjedhje rastësore, por një detaj i cili flet shumë.

Olivet pohon për “Top Channel” se, frymëzimi i dedikohet tërësisht flamurit shqiptar. Sipas tij, duke përdorur emblemën e shqiponjës me dy koka, nënkuptohet bukuria dhe liria. Shqiponja simbolizon madhështinë, ndaj është ideale për shampanjën “Millesime”.

Jerome e mbyll se emblema përfaqëson gjithashtu edhe fatin e vendit tonë, Shqipërisë. Shampanja ka dalë në treg në 5 modele dhe shije të ndryshme. Rrushi i përdorur është ai i cilësisë më të mirë të vreshtarisë franceze. Por, sipas ekspertëve të shijes së shampanjës, “Millesime” ka edhe përbërës të veçantë, si lule të bardha edhe erëza. Këto i justifikojnë edhe çmimin e kripur që ka shishja e shampanjës me emblemën shqiptare.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama