Disa nga komentuesit kanë reaguar menjëherë për të treguar se bëhet fjalë për simbolin shqiptar. Madje ka pasur të tillë që kanë shkruar se “Pato dëshiron të bëhet shqiptar”. E vërteta është se shqiponja dykrenore e flamurit tonë kombëtar është simbol firmës së njohur të veshjeve në Brazil – “Cavalera”
Nëse hapni faqen e internetit të kësaj kompanie do të shihni shqiponjën që është emblema bazë e tyre. Po ashtu, në të gjitha veshjet e kësaj firme dallohet simboli i shqiponjës, identike me atë të flamurit shqiptar. Veshjet e dizajnuara nga kjo firmë, janë veshje të përditshme dhe vishen kryesisht nga moshat e reja.
Në lidhje me shfrytëzimin e simbolit shqiptar dhe kritikave të bëra nga shqiptarët, kompani ka sqaruar:
“Edhe pse kjo logo është shumë e ngjashme me flamurin shqiptar, shqiponja dykrenore gjendet në shumë flamuj të tjerë, si flamuri i Malit të Zi, flamuri shtetëror i Serbisë, flamuri i Kishës Ortodokse Greke ose flamuri i shtetit autonom monastik Mount Athos. Origjina e kësaj shqiponje vjen nga Perandoria Bizantine dhe është e lidhur me religjionin, familjen perandorake, simbolet etj... Besojmë që kjo informatë do t’ju shërbejë të gjithëve, prandaj mos bëni shumë zhurmë rreth kësaj”, thuhet në sqarimin e stafit.
Padyshim që një sqarim i tillë është për të shmangur të vërtetën, pasi që shqiponja e tillë dykrenore është vetëm simbol i shqiptarëve, ndërsa shqiponjat që shfrytëzojnë shtetet e tjera janë ndryshe. Kompania “Cavalera” është themeluar në vitet e nëntëdhjetë nga ish-bateristi i metal bendit “Sepultura”, Igor Graziano Cavalera.