Shqiptaret ‘braktisin’ gazin Energjia elektrike kushton me pak

Shqiptaret ‘braktisin’ gazin: Energjia elektrike kushton me pak
Shqiptarët duket se po i rikthehen përdorimit të energjisë elektrike, teksa po largohen nga gazi, çmimi i të cilit është rritur ndjeshëm kohët e fundit. Sipas të dhënave nga monitorimi i tregut rezlton se një kg gaz, që përdoret për nevojat e ngrohjes dhe gatimit, kap vlerën e 180 lekë për kg. Ndërsa energjia elektrike kushton 3% më lirë për të njëjtin funksion të kryer. Rritja e konsiderueshme e çmimit të gazit nuk cilësohet qartë nëse vjen si mungesë e konkurencës në treg apo nga çmimet dhe bursat ndërkombëtare. Në botë gazi është më i lirë se energjia elektrike, ndaj dhe përdorimi i tij është masiv. Ndërsa për çmimin konstant të energjisë ndikoi vendimi ERE-s i fundvitit të kaluar që vendosi të mos rrisë çmimin e energjisë për konsumatorin familjar. Duke e bërë përdorimin e energjisë elektrike, edhe pse në kohë krize, më të përballueshëm për xhepat e konsumatorit shqiptar.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama