Shqiptaret e Kumanoves nen terror Tirana zyrtare ia fut gjumit

Shqiptaret e Kumanoves nen terror, Tirana zyrtare ia fut gjumit

I habitshëm dhe aspak serioz sjellja e Tiranës zyrtare në lidhje me zhvillimet më të fundit në Kumanovë. Teksa mëngjesin e sotëm, lagjet shqiptare të këtij qyteti janë zgjuar nën breshërinë e armëve dhe ku njoftohet për të vrarë dhe të plagosur, as presidenca, as kryeministria dhe as ministria e jashtme e Republikës së Shqipërisë nuk ka reaguar për këto ngjarje, raporton Portali Albeu.

Edhe partitë politike po vazhdojnë normalisht fushatën e tyre në prag të zgjedhjeve lokale të 21 qershorit ndaj dhe as që e kanë mendjen te shqiptarët e Maqedonisë.

Madje prej muajsh Shqipëria është pa ambasador në Shkup.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama