Ndersa Eliza Dushku tanime ishte e afirmuar dhe kishte rrokur suksesin me kohe ne kinemane amerikane, nje tjeter vajze e vogel e lindur ne Shqiperi, Masiela Lusha nisi te evidentohej. Nga Tirana ne Hollivud, i tille qe fati i nje vajze te vogel, e cila vitet e para te jetes i jetoi nen sistemin komunist ne Shqiperi. Ne librin “Shqiptaret ne kinematografine boterore”, studiuesi Abaz Hoxha shkruan per Danielen, nenen e Masiela Lushes, e cila teksa shihte syte qe ndrisnin te se bijes, iu thote te afermve te saj se vajza do te shnderrohej ne nje yll te Hollivudit. Ashtu qe, e gjithcka fale sakrificave te medha te nenes se saj, e cila tere energjite e veta ja dedikoi suksesit te se bijes. Ishte vetem 12 vjece kur botoi nje liber me poezi, i cili rezultoi i suksesshem. Artiste e kompletuar, pasi perpos te qenit nje aktore, me pare qe modele...
Mirepo, ndryshe nga ato aktore te reja, qe kane interpretuar ne shume filma ne Hollivud, Masiela Lusha nuk ka qendruar larg kinemase shqiptare. Ne ekranin e madh, bukuroshja shqiptare do te shfaqet edhe ne Tirane. Javen e pare te qershorit do te shfaqet premiera e filmit “Koha e kometes”, misherimi i librit “Viti i mbrapshte” i Ismail Kadarese. Eshte regjisori Fatmir Koci qe e ka afruar shqiptaren e Hollivudit te jete ne dublat e ketij filmi, i cili pritet me kersheri te madhe nga publiku shqiptar.
E veshur me petk kombetar shqiptar, Masiela pergjate muajve te veres, se vitit te shkuar, ka qene ne Shqiperi per te xhiruar filmin. Me nje shqipe paksa te cale, ne nje interviste te nje viti shkuar, ka rrefyer gjithcka lidhur me ndjesite e saj ne kete film me tematike nga historia e Shqiperise. Pritet qe ajo te jete ne Tirane per premieren e madhe te filmit!
Filmografia e Eliza Dushkut
“That Night” 1992
“This Boy’s Life” 1993
“Fishing With George” 1994
“True Lies” 1994
“Bye-Bye Love” 1995
“Journey” 1995
“Race the Sun” 1996
“Bring It On” 2000
“Jay and Silent Bob Strike Back” 2001
“Soul Survivors” 2001
‘The New Guy” 2002
“City by the Sea” 2002
“Wrong Turn” 2003
“The Kiss” 2003
“The Last Supper” 2006
“Yakuza” 2006
“On Broadway” 2007
“Nobel Son” 2007
“Sex and Breakfast” 2007
“Bottle Shock” 2008
“The Alphabet Killer” 2008
“Open Graves” 2008
“The Thacker Case” 2008
“Noah’s Ark: The New Beginning” 2008
“Buffy the Vampire Slayer” 1998-2003
“Angel” 2000-2003
“King of the Hill” 2002
“Punk’d” 2003
“Tru Calling” 2003-2005
“Reading Rainbow” 2005
“That ‘70s Show” 2005
“Nurses” 2007
“Ugly Betty” 2007
“Dollhouse” 2008
Anisa Ymeri : Gazeta Koha Jone