Në këtë libër ju do të kini kënaqësinë të mësoni më shumë për fiset Çame, Gegë, Toskë dhe Labë, rrënjët e gjenezës ilire të popullit shqiptar, gjë që tregon se në të shumtën e rasteve grekërit e lashtë apo kronikanët e kohës, kanë fshehur të vërtetën rreth botës së lashtë ilire dhe shqiptare. Libri është një përgjigje e menjëhershme e një ideje të menjëhershme. Është pasqyruar me një theks të veçantë historia e lashtë shqiptare në letërsinë greke, gjëra që nuk kanë qenë në gjendje të shprehen më parë. Libri është titulluar “Oh moj Shqipëri, Shqipëria ime e mjerë”, si një inspirim i autorit nga vargjet e “Hymni i Çlirimit” të Vaso Pashës:
“O moj Shqypni, e mjera Shqypni,
Kush të ka qit në krye n’hi? Ti ke pas qënë një Zonjë e randë,
Burrat e dheut të thirrshin Nanë!”
James Wm. Pandeli, e shikon fat, për të analizuar një këndvështrim ilirian të ri “Oh, Shqipëri, Shqipëria ime e mjerë” të lidhur me diçka në histori, për ta kuptuar e besuar botën e lashtë pellazge-ilire-shqiptare, prejardhjen e fjalëve ilirishte të lidhura me diçka në histori, si në shkrimet e Hesiodit, pra diçka nga klasicizmi grek. Është historia e “Nënës Shqipëri”, që nga fillimi i botës-shprehet – James Wm.Pandeli. Për më shumë ndiqni intervistën që unë pata fatin të bëja me të!
Thuhet: James wm. Pandeli është produkt i erës Noli-Konica. Çfarë mund të na thoni për këtë lidhje midis Ju dhe atyre?
Të katër gjyshërit e mi kanë qenë të gjeneratës së Fan Nolit. Erdhën në Amerikë aty nga vitet 1904, 1911, 1917, 1920. Prindërit e mi janë martuar në kohën kur Faik Konica jetonte e vepronte në Amerikë. Gjyshi tjetër, largohet nga Shqipëria në vitin 1884, në moshën nëntë-vjeçare dhe ka punuar në miniera, në Egjipt, Bullgari, Turqi dhe në fund në Rusi. Unë kam edhe sot e kësaj dite monedha të kohës së Car Nikollas që datojnë nga viti 1898, që mendohet të jetë edhe viti i mundshëm i kthimit të tij në Shqipëri. Diku aty pas vitit 1915, ndërtoi një shtëpi në Korçë dhe pati dy fëmijë. Largohet përsëri nga Shqipëria drejt Amerikës.
Cili është libri tuaj i parë?
Libri im i parë dhe i vetëm është “Oh Shqipëri, Shqipëria ime e mjerë”. Më pas krijimtaria ime ka qenë më produktive duke shkruar esse.
Çfarë viti ka qënë kur u botua libri?
Viti 1980.
Nuk e kam ditur që ju e paskeni botuar aq herët...
Po, po.
Sa vjeç ishit?
36.
Të shkruarit ka qenë një ndjesi pasioni i hershëm i juaji, apo ju e ndjenit se diçka duhej të shkruhej?
Ka qenë një dëshirë e madhe e imja për të shkruar historinë e prejardhjes, rrënjët pellazgo-ilire –shqiptare. Shumë fakte të rëndësishme dilnin ndërsa lexoja “Gjeneza e zotërve”, të Hesiodit, në vitin ‘700 para erës sonë, dhe kjo më shtyri të mendohem se çfarë unë kam për të bërë. Fillova të eksploroja rreth fiseve çame, gegë, toskë dhe idetë në lidhje me identitetin shqiptar nga koha pellazge, duke përdorur di-oun-sis si një tezë për të deshifruar idetë. Disa zbërthime historike të shkruara nga një urtësia e intelektit të emigrantit të hershëm në SHBA, mik i familjes, Ali Rushit, Plaku i Konispolit, në vitin 1972, më inkurajuan që të përqendrohem në lashtësinë pellazgo-ilire.
Ju keni botuar librin tashmë të titulluar “Oh Shqipëria, Shqipëria ime e mjerë”, që në vitin 1980, si ia keni arritur ta botonit?
Kjo nuk ka aspak lidhje me besueshmërinë për botuesit apo redaktorët. Këto kërkime e studime që lidhen me historinë e lashtësisë ilire duhet të zhvillohen më tej e të bëhen prezent nga studiues e historianët shqiptarë dhe jo të huaj. Ky është një projekt tërësisht i plotfuqishëm shqiptar. Librin e botova vetë në përputhje me politikat e botimit e të drejtën e autorit. I kam dhënë katër kopje misionit shqiptar në OKB, në datën 1 Prill 1980. Aty ia kam dhënë në dorën time Z. Todi Rizo.
Është thënë e vlerësuar, në rast se libri “Oh, Shqipëri, Shqipëria ime e mjerë”, shkruar nga James Wm. Pandeli do të rezultojë të vërtetën një ditë, ai do të jetë libri më i madh në historinë e shkruar shqiptare. A është ky libër i bazuar në fakte të vërteta historike?
Unë e kuptoj se çfarë përbëjnë faktet historike. Nëse ju, iu referohemi burimeve të botuara duhet të pyesni veten se çfarë është paraqitur në fakt. Nga tezat e hedhura nga të tjerët në lidhje me historinë pellazge–ilire–shqiptare duhet tu besosh paraardhësve që kanë lidhje me historinë shqiptare, dhe jo ato ç’ka na sugjerojnë dijetarët e huaj, fetë e mëvonshme. Nga kjo pikëpamje ata kurrë nuk kanë mundur ta shkojnë nëpër mend deri në thellësi të ekzistencës tonë, pasi ata kanë qenë të shtyrë nga interesat e tyre dhe e kanë parë veten të “rrëzuar nga pemët”, sepse çdo gjë ka qenë e bazuar në fakte historike. Qeramikat më të lashta të gjetura janë një proces i arsyetimit dhe shpjegimit të vështirë për pasaktësitë. Në fakt ne duhet t’i falënderojmë, sepse idetë, tezat e tyre, në lidhje me para-historinë krijojnë një vakuum, një boshllëk, në argumentet e tyre. Besoni apo jo, grekët vuajnë shumë nga kjo.
Dhe dalim në përfundim se të gjitha tezat dhe argumentet e tyre dështojnë dhe ADN shqiptare ka qenë e pranishme që në lashtësi. Askush nuk mund të dalë me fakte historike para, por nga përdorimi i zgjuar dhe i ndershëm të fakteve, emrat e lashtë, domethënies së fjalëve, rrënjët e emrave të fiseve një tablo më të qartë të evoluimit të së kaluar. Asnjë grup tjetër nuk ka qenë në gjendje të provojë atë që është e pamundur, të mbulojë lashtësinë pellazgo–ilire-shqiptare. Por ajo ç’ka mua më sjell ndërmend, në rast se ky libër provon të vërtetën, ai do të jetë libri më i madh historik i shkruar ndonjëherë, që do të thotë një këndvështrim i ri, deri tani i paimagjinuar, jo i ndërtuar mbi të pavërteta, por për të dhënë të vërtetën, që në fakt është e vërteta e shkruar. Kjo është më se e vërtetë, pa konsiderata për perceptimin e njeriut para-historik, gjuhën dhe faktet historike.
Ky proces i së vërtetës prodhuar gjatë shekujve, ndërsa pellazgo-ilirët ishin në shakullinë e pushtimit dhe trazirave, fillimisht nga legjionet e perandorive romake, pastaj bizantine, pastaj otomane dhe më pas nga paqëndrueshmëria e shteteve–komb, dhe dyndja e grupeve të huaja etnike në këto qindra vjet. Fakte interesante dalin kur te filmi ”Aleksandri i madh” (Alexander the Great). Përfytyroni për një çast Aleksandrin e Madh duke u bërë thirrje trupave të tij ilire: “Ti kanas, kala”. Dhe një fakt shumë interesant në histori është shkruar nga vetë Hesiodi, për perëndeshën Afërditë, simboli i dashurisë dhe mbarësisë. Historia më e mundshme e lindjes së Afërditës është versioni që unë kam shprehur në librin tim. Shqiptarët e sotëm duhet të kuptojnë se ekuilibrat duhet të bëhen në idenë e tyre, por kjo nuk do të thotë të dorëzohen.
Ku fillon fillon libri? Ju u nxitët nga ndonjë studim rreth kërkimeve mbi lashtësinë ilire, apo u frymëzuat nga diçka tjetër?
Unë gjithmonë kam pasur kënaqësinë dhe dashamirësinë të lexoj mbi historinë e popullit tim shqiptar. Ajo ç’ka është shkruar nga të tjerët, si edhe ajo e shkruar nga shqiptarët, aty vjen edhe frymëzimi edhe kureshtja intelektuale, për të treguar ç’ka më lidh mua një shqiptaro-amerikan me popullin shqiptar. Ishte viti 1979, kur unë shkova në bibliotekën e Ft. Lauderdale, Florida. Ndërsa po lexoja Hesoidin, dhe mbaja shënime, i bëra pyetjen vetes: ”A mund të jetë ideja sipas versionit të lashë se fillimi i botës ishte burimi i lumit Shkumbin?? Kjo mund të mos ketë qenë fakt i një fillimi, por këto teza mund të jenë hedhur që në lashtësi, nga gojëdhënat e banorëve të kësaj zone. I erdha rrotull bibliotekës, dhe për çudinë time, rrëmbeva një libër gjeografik, dhe ishte vërtet befasuese e habitshme gjeta emrin e vjetër të lumit ishte “Genusus”. Aty kuptova se çfarë zbulova. Ky emër i lashtë ishte një pjesë dhe fakt i historisë. Një pjesë, që sa bashku me të tjerat na japin një ide të mundshme.
Si ka mundësi që ju të paraqisni një këndvështrim të ri, në shkrimin e Hesoidit, dhe se ai shkrim vlen edhe për pellazgo-ilir-shqiptarët?
Hesoidi më dha mundësinë që të jem në gjendje të prodhoj një interpretim të ri, një kaos të koncepteve të epokës së gurit dhe në “fillim të krijimit të botës” në histori. Kam luajtur me argumentat. Pra, pse jo “Çam & Geg”. Në fillim duket si diçka e pabesueshme, por ashtu si edhe idetë e tjera, u konsideruan si katalizator, u shëndruan më shumë esenciale, edhe me analizimin e tezave të ndryshme. Ajo ç’ka është më e rëndësishme është të kemi besim në krijuesit e lashtësisë dhe të vazhdojmë të ecim në labirintet e shtjellimit të këtij procesi. Disa vite më vonë unë fillova të shkruaja esse, për të sqaruar dhe mbrojtur tezën time, çfarë kishte nevojë për tu përsëritur, më pas implikimet, dhe unë e kuptova se sa drejt ishin mendimet e mija. Ky studim i racës shqiptare hap disa aspekte të veçanta në lidhje me atë që unë e quaj ADN shqiptare. Aftësia ime mendore nuk mundet të pushojë!!
Ne e dimë tanimë. Në rast se prova kërkohet vetëm në shprehjen ”almost impossible” (pothuajse e pamundur). Si do ta argumentoni Çam, Gegë, Toskë & Lab dhe evoluimin e historisë shqiptare për akademikët/historianët skeptikë?
Fraza “pothuajse e pamundur”, doli nga unë. Gjëja më pak e rëndësishme tashmë si rezultat i punës sime dhe viteve të shkuara, janë skeptikët, ata të cilët ushqehen me zaptimi e tokave dhe humbjes së identitetit. Këto ditë ikën në të vërtetë, por akoma ka gjasa që të vazhdojnë. Ata e ushqejnë veten me këto ide, por kjo nuk u jep atyre dinjitet, sepse ata do të terminizohen anti-shqiptarë. Çdo kush është i mirëpritur me ide, edhe në rast se janë anti-shqiptarë, por, koha e të pandershmëve ka mbaruar. Historiani ose akademiku me argumente dhe ide dinjitoze e të ndershme sigurisht që është më se i mirëpritur për diskutim. Përshembull, imagjinoni se sa grekët mund të mësojnë për të kaluarën e tyre, nëse ata e marrin seriozisht punën time. Edhe studiuesit perëndimorë në Europë e Amerikë mund të përfitojnë.
Kjo do të provonte edhe njëherë se sa kanë gabuar në bërjen e historisë. Pra ku është dituria? E njëjta gjë vlen edhe për sllavët. Imagjinoni të gjithë ata mund të mësojnë rreth trashëgimisë së tyre, si p.sh. fjalët “Alps” (Alpet) apo “plain” (fushat). Por ata u shndërruan në “puppets” (kukulla) të interesuar për të mësyer e pushtuar Ballkanin, edhe vetë “puppets”, për veten e popullin e tyre duke e përvetësuar atë si trashëgiminë e tyre kulturore. Skeptikët? Çfarë? Janë ajo lloj race që janë xhelozë për prejardhjen e lashtë të popullit shqiptar. Ata vetëm i mbajnë sytë nga Rusia, jo për përfitime kulturore, por për të vazhduar valën e tyre të represionit në Balkan. Nëse ju i merrni me shaka këto që ju them, hidhni vështrimin në Greqi, çfarë po ndodh, njerëz të trishtuar për vendin e tyre, të dëshpëruar me trazirat ekonomike.
Por kjo do të vërtetohet së shpejti edhe në Amerikë. Konceptet Çam, Geg, Tosk & Lab, kanë evoluar që në kohët e lashta në rrethinat e lumit Shkumbin, ashtu që aty ku ka filluar edhe jeta e njerëzve primitivë. Në nuk mund ta përfytyrojmë këtë kohë primitive, por ne mund të reflektojmë duke shfrytëzuar idetë e tezat e ndryshme, të përmendura më lart, perceptimet, faktet, gjuha, fjalët dhe emrat që i kanë mbijetuar gjithmonë evolucionit.
Kjo dituri vjen nga diku...
Dituria vjen nga eksperiencat e mia në jetë, që në moshën e hershme. Unë e kam kuptuar se pa arsimin nuk mund të ecësh, dhe nuk kam marrë parasysh koston e lartë, por kam ecur dhe bërë më të mundshmen.
Është kjo ç’ka ju e reflektoni në shkrimet tuaja?
Intelekti im është produkt i krijimit final, prirjet e mija kanë qwnë gjithmonë koncepte të rëndësishme të të kuptuarit dhe të pamundurës.
Ku jetoni?
Në Florida.
Si e interpretoni krizën e tanishme ekonomike globale? Është një trillim apo realitet?
Oh, ajo është një realitet tashmë që i ka rrënjët shumë të vjetra e të thella. Të vjetrit e kuptojnë dhe e analizojnë më mirë këtë.
Cilat janë ndjenjat tuaja për Kosovën e Shqipërinë?
Ndjenjat e mija janë të njëjta drejt së njëjtës strategji për “Nënën Shqipëri”. Nëna Shqipëri si gjithmonë në histori tregon forcën e saj nëpërmjet inteligjencës dhe atdhetarizmit të shqiptarëve të Ballkanit, por edhe jashtë Ballkanit.
A e konsideroni veten shqiptar?
Unë jam shqiptar i besimit e pasardhës e pellazgëve, ilirëve, shqiptarëve, e këtë e them me shpirt. Merreni këtë koment seriozisht kur ju shqyrtoni ngjarjet aktuale interpretimin shpirtëror dhe të qenit njeri, në këtë shtëpi të përbashkët që quhet toka mëmë. Nuk e bëj sa për tu dukur, por për të moralizuar, menduar shpirtërisht në këtë të vërtetë, që çdo njeri duhet ta përfytyrojë. Kjo është rëndësia e zbulimit të gjenezës pellazgo-ilire-shqiptare në kuptimin më madhor, sepse ata kanë ekzistuar dhjetëra-mijëra vjet më parë, dhe se njeriu ka arritur përtej kapacitetit të tij, për të menduar e vlerësuar ndjenjën shpirtërore për tokën amtare.
Ju thatë se inspirimi iu vjen nga origjina juaj shqiptare. Shkrimet, essetë tuaja, fantazohen apo krijohen ashtu si ishin? Kam përshtypjen se ato ndikojnë...
Jo. Frymëzimi nuk vjen nga “lart” por kjo “lart”, vjen si rezultat i vështrimeve ndaj kulturave të tjera, njerëzit e tjerë, kapacitetet dhe aftësitë e tjera më të mundshme, apo nga të rinjtë pellazgë-ilirë-shqiptarë. Puna ime vjen nga vlerësimi dhe respektimi e paraardhësve, me krijimtarinë e forcën e tyre, në kujtim të tyre, për mbijetesën tonë.
Pse shkruani?
Unë mendoj se nga kjo bisedë ti e ke kuptuar tashmë pse unë shkruaj dhe ti mund të mendosh pse unë ndjehem shqiptar. Unë kam qenë shumë i lidhur me historinë shqiptare. Ju këtë mund ta lexoni të pasqyruar, duke lexuar librin tim, idetë, zbulimet e mija, sepse ato tashmë janë përgjithmonë të vendosura në kontekstin shqiptar si një zanafillë.
Çfarë po shkruani tani?
Tani jam i interesuar për gjendjen ekonomike amerikane. Unë jam ekonomist dhe është një situatë që e kuptoj shumë mirë.
Një mesazh për komunitetin shqiptar?
Ju lutem, mos harroni fjalët e Muharrem Cerabregut: ”Shqiptarët janë muze i gjallë i kulturës në botë? Gjithçka unë bëra, e bëra për të hapur një dritare për të kuptuar se ç’është prejardhja, origjina. Ju lutem gjithashtu kini parasysh, unë jam gjithmonë i ndërgjegjshëm për vuajtjet e popullit tim shqiptar, për 50 vjet në Shqipëri e Kosovë, dhe më gjerë, në Ballkan. Brezi i ri ka një potencial, jeton në një botë perëndimore të lirë dhe industriale, produktive, të cilët kanë mundësi të mësojnë akoma më shumë për lashtësinë. Për të bashkëpunuar së bashku sa herë e kudo që është e mundur, të ndihmojnë shqiptarët për të kapur majat. Ky është “kismeti”, dhe ADN jonë!
Ju faleminderit! Qofshi o nderuar dhe krenar për shpirtin tuaj shqiptar!