Pas deklaratave të saj kontroverse, shqiptarët janë organizuar me një peticion kundër zëdhënëses së baroneshës Catherine Ashton, Maja Kocijancic. Kërkesa kryesore është që ajo t’u kërkojë falje shqiptarëve dhe të zëvendësohet nga pozita e zëdhënëses, pasi ka “glorifikuar” autoritetet serbe, duke mos e dënuar dhunën raciste antishqiptare.