Shqiptaret kthehen ne Kumanove ja si i gjeten shtepite

Shqiptaret kthehen ne Kumanove, ja si i gjeten shtepite

Përplasja e armatosur ka mbaruar dhe Kumanova i është rikthyer qetësisë dhe banorët e larguar nga ngjaja e “Trimave” kanë filluar të kthehen në banesat e tyre të djegura dhe shkatërruara.

Panorama që ofron kjo lagje pas dy ditësh luftime, por edhe në disa pjesë të tjera të qytetit, janë shtëpi e makina të shkrumbuara, të shkatërruara nga granat-hedhëset, gëzhoja gjithandej, erë baruti, dyqane e biznese të tjera të djegura. Sipas medieve shqiptare në Maqedoni, kanë qenë të shumë banorët që janë kthyer me lot në sy. Ata kanë bërë thirrje që të zbardhet gjithçka, pse ndodhi e gjitha kjo. Skenar i kujt ishte ky?.

Ata kanë kërkuar nga shteti që të dëmshpërblehen ose t’u ndërtohen shtëpitë nga e para. Një pjesë e mirë e banorëve të tjerë nuk janë kthyer ende, për shkak të frikës dhe pasigurisë. Qytetit i mungojnë dritat, uji dhe shumë shërbime të tjera të cilat janë shkatërruar nga luftimet.

 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama