Shqiptaret me te lumturit ne Ballkan

Shqiptaret me te lumturit ne Ballkan

Sipas një hulumtimi të World Happiness Report 2013, të kryer nga OKB-ja gjatë periudhës 2010–2012, shqiptarët janë populli më i lumtur në rajonin e Evropës Juglindore. Në listën prej 156 shteteve, sipas indeksit të popujve më të lumtur, Shqipëria radhitet në vendin e 62, Kosova në vendin e 83, ndërsa vendet e tjera të Ballkanit radhiten si vende në kategorinë e popujve të palumtur.
Maqedonia radhitet në vendin e 118, Serbia në 105, Bosnjë Hercegovina në vendin e 107. Bullgaria është vendi me popull mungesë lumturie dhe radhitet gati në fund të listës duke mbajtur pozitën e 144.

Shqipëria dhe Kosovës hyn në pjesën e listës së ashtuquajtur 'mesi i artë', ndërsa vendet e tjera ballkanike në pjesën e vendeve të palumtur, raporton Koha.net. Në vendet e para si popuj më të lumtur janë: Danimarka, Norvegjia, Zvicra, Holanda dhe Suedia. Ndërsa vendet me popuj më fatkeq janë Togo, Guinea, Tanzania, Ruanda, Burundi, etj. SHBA-të radhiten në vendin e 17, Zelanda e re në 13, Australia në 12, Izraeli në vendin e 11 dhe shtete tjera, ndër të tjera edhe Rusia në vendin e 68.

Hulumtimi është kryer gjatë periudhës 2010 - 2012 dhe se në përpilimin e listës kanë marrë pjesë ekspertë nga ekonomia, psikologjia, statistikat dhe sfera tjera. Si kritere vlerësimi janë marrë gjashtë faktorë: prodhimi bruto-vendor për kokë banori, aspekti shëndetësor, komunikimi social, shkalla e subjektivitetit personal për të sjellë vendime personale, mbrojtja nga korrupsioni dhe mirëqenia, etj.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama