Shqiptaret ne Presheve kerkojne referendum per bashkimin me Kosoven

Shqiptaret ne Presheve kerkojne referendum per bashkimin me Kosoven

Situata në Ukrainë, në kontekstin e shpalljes së referendumit për ribashkim të Krimesë me Rusinë  po nxjerr në dritë domosdoshmërinë e një rikonfimimi të referendumit (i mbajtur më 1 dhe 2 mars 1992) për ribashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën. Ky propzim del sot nga presidenti i FDBK-se Gafurr Adili, njofton agjensia e lajmeve “Presheva jonë”. “Kosova Lindore (Presheva, Medvegja dhe Bujanoci) rënkon ende nën sundimin dhe kolonizmin e Serbisë, ku shfaqet shpërngulja e heshtur e shqiptarëve për shkak të dhunës fizike dhe psiqike të ushtrisë serbe.  Ajo (Kosova Lindore) është një territor etnik shqiptar, e cila padrejtësisht ende vuan nën zgjedhën  serbe.

 

Presioni psikologjik ndaj shqiptarëve të Kosovës Lindore është shumë i fuqishëm, ushtria  serbe i terrorizon me pretekste te ndryshme duke u gjendur edhe në gadishmëri dhe e armatosur deri  në dhëmbë”, thuhet në njoftimin e FDBK-se. Sipas FDBK-se ashtu si Krimeja, që në vitin 1956 nga Hrushov, iu morr Rusisë dhe iu dhurua Ukrainës, edhe  Kosova Lindore (Presheva, Medvegja dhe Bujanoci), në vitin 1954 nga Tito, iu morr Kosovës dhe  iu dhurua Serbisë.

 

Pra, nesë Krimesë iu lejua që të organizojë referendum për ribashkim me Rusinë,  atëherë duhet lejuar edhe Kosovës Lindore që të organizojë referendum për ribashkimin e saj me  Kosovën. “Fronti Demokratik për Bashkim Kombëtar (FDBK) kërkon urgjentisht që bota e qytetëruar  perëndimore të pranojë zbatimin e së drejtës së vetëvendosjes për Kosovën Lindore, duke lejuar  organizimin e referendumit për këtë trevë shqiptare, që akoma gjendet nën terrorin kolonial  serb. Pra, edhe Kosovës Lindore duhet lejuar e njohur e drejta për të organizuar referendum për  ribashkimin e saj me Republikën e Kosovës”, thuhet në fund të këtij njoftimi të FDBK.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama