“Trendi i ketij viti vazhdon qe te jete Turqia/Antalia. U duk sikur nuk do ishte keshtu por u konfirmua dhe nje here qe ky eshte nje destinacion i forte qe do i rezistoje kohes. Gjithashtu me heqjen e vizave kroate nje numer i madh pushuesish po niset te pushoje drejt brigjeve te Kroacise”, thote Sava Bardhi, kryeadministratorja e Sava Tours. Gjuha dhe ankimi i operatoreve turistike shkon gjithmone tek nje nga problemet me te medha dhe qe e konfirmojne dhe operatore te tjere, por qe ngurrojne, ndryshe nga Znj. Bardhi, qe nuk heziton per te treguar. Flitet per vizat dhe nje nga premtimet me bajate te politikes, qe e ka shoqeruar Shqiperine ne keto kohe tranzicioni te pafundme. E, ndersa Shqiperia vete eshte treguar dashamire, kjo nuk duket aspak per shembull me fqinjet e saj: serbet dhe boshnjaket, qe duhet thene se megjithese Shqiperia e ka aplikuar pa asnje problem ata e kane bllokuar afrimin e shqiptareve ne drejtimin e tyre. Nje mesim, qe duket se e kaloi Kroacia duke ditur fuqine e nje tregu ne dukje te vogel, por qe nuk mund te quhet me krejt anonim.
Ne kete logjike, politika shqiptare ka luajtur pak rol, per te mos thene ate me negativen. Duke folur me hapur, edhe premtimet apo veprimet e gjithe zyrtareve te turizmit, jane dukur shume me te vogla se vete pozicioni i tyre. Fale punes se tyre te pamjaftueshme, paçka se ne te shumten e heres, ata kane qene thjesht ne pozicione inekzistente, pamundesia per te udhetuar e shqiptareve, ka bere qe ata te vuajne padrejtesisht dhe mbi te gjitha tregu i saj te punoje... me nje mase te vogel. Nga kjo, paçka problemeve te medha qe kane, duket se ka perfituar tregu tradicional i turizmit grek dhe malazez dhe po ashtu dhe ai maqedon. Shqiptaret e kane me lehte, qe te udhetojne ne keto vende dhe kjo ka bere qe keta te fundit mos te jene me aq neglizhente ndaj shqiptareve. “E para dhe me e rendesishmja jane vizat. Tregu shqiptar eshte nje treg potencial edhe pse jemi nje vend i vogel por deshira per te udhetuar eshte e madhe. Mungesa e vizave ben qe oferta ne treg te jete e limituar dhe kerkesa e madhe”, thote shefja e njeres prej kompanive me institucionale ne kete fushe.
Nga ana tjeter kjo ka rritur koston e pushimeve dhe andrallat per te plotesuar nje dokumentacion shume te komplikuar, nderkohe qe ne kushtet e sotme kjo eshte krejt e pavoli. Nuk mungojne rastet dhe qe kur ky proces perfundon, atehere shume nga kompanite shqiptare kane treguar se jane larg faktit, qe t’i mundesojne gjerat ashtu si e mendon. Shume prej tyre syresh jane fare indiferente dhe nuk tregojne ne vazhdimesi kujdesin ndaj klienteve te tyre. Kur i kerkon prononcim per kete problem ato rrudhen dhe me shume akoma, kane nje tendence te mos pergjigjen: per te mos thene qe edhe te atakojne. A ia vlen te permendet? Me mire :Jo. Ne fakt, ka kohe qe vete publiku e ka bere zgjidhjen e tij dhe gjithnje e me shume, po i largohet.
Duke marre shembullin serish te Sava Tours, qe duket krejt me nje regjister tjeter per kete pune, merr kete pergjigje: “Sigurisht se qellimi yne eshte qe te perfeksionojme sherbimin qe nga momenti i pare qe nje pushues prenoton e deri diten qe ai kthehet. Kjo duke forcuar infrastrukturen si ne Shqiperi si edhe ne vendin prites me guida profesioniste dhe me gjetjen e nje produkti sa me te pershtatshem. Sigurisht qe pa risi nje kompani eshte si nje makine qe ecen per inerci dhe me motor te fikur. Kataloget, web site-i,futja e destinacioneve dhe programeve te reja jane pjese e risive tona”, thote Z.Bardhi, qe meton se me biznesin e saj ka nxjerre dhe nje fytyre ndryshe te Shqiperise.
Tendenca per te sjelle Lindjen
Tashme nuk ka ndonje kuriozitet me aq te madh per Shqiperine dhe duket se keto shifra marramendese te ardhesve prej Perendimit me kohe do vine duke u fashitur. Pak kohe ma pare, ishte seksioni yne i Turizmit, qe kishte ndermend nje prirje te re dhe shume pozitive duke drejtuar fushata promocionale televizive per terheqjen turistike qe ofron vendi yne per shtete te tilla si Polonia, Çekia, Hungaria, Rusia, Bosnje Hercegovina etj. Madje zyrtaret e Ministrise sone ishin te bindur se kriza nuk do te mund qe edhe kete vit ta preke kete sektor, pasi, operatoret turistike shqiptare do te ofronin çmime konkurruese me vendet e rajonit, duke terhequr keshtu me shume turiste te huaj.
Ne fakt, rihapja e Autostrades se Kosoves si edhe nje strukture rrugesh me e permiresuar, nuk kane rregulluar ndonje gje me shume dhe kane treguar açik se ato jane ende shume larg kerkesave te turizmit bashkekohor. Shqiperia, duket se izolimi prej pese dekadash, do t’i jape per inerci akoma kureshtjen e vizitoreve. Ne kete logjike, te paret qe kane dhene pergjigje jane vete shqiptaret, qe kane vendosur te shpenzojne dhe me vone ti derdhen kursimet e tyre- vendeve te huaja. Nuk eshte me shkaku (siç pretendohet nga zyrtaret), qe shqiptaret kane qene te izoluar (pa e mohuar kete), por nevoja per t’i kaluar sa me mire keto pushime.
Duket se Turqia per shkak te lehtesive e thith me lehte kontingjentin shqiptar, qe kerkon te shpenzojne jashte vendit. Kurse tashme do te jete nje pjese e tregut te Lindjes qe do te kerkoje qe te zbuloje Shqiperine dhe te shpeshtjelle ate kureshtjen e viteve te pafundme te izolimit dhe me shume te turbullirave, qe ndoqen vendin tone pas viteve ’90.
Ne fakt ka ende shprese, sado qe e vaket per vazhdimesine. Per shembull ne raportin e pervitshem te Forumit Ekonomik Boteror, per konkurrueshmerine e industrise se turizmit dhe ate te udhetimeve, nga 42 shtete evropiane te perfshira ne kete studim, Shqiperia pozicionohej ne vendin e 39 duke lene pas Armenine, Moldavine dhe vete Bosnje-Hercegovinen. Menyra e llogaritjes se ketij indeksi lidhej me faktin qe duhej per te vleresuar 3 tregues ate te kuadrit rregullator per industrine e turizmit, zhvillimin e infrastruktures dhe kapacitetin e burimeve njerezore dhe natyrore. Per hir te se vertetes dhe me keto tregues, pozicionimi i turizmit shqiptar mbetej ende shume larg, referuar specialisteve. Te mos harrojme shkaterrimet e medha ne bregdet, bash ne periudhen e plazhit dhe çeshtja maratone e titujve te pronesise, e cila tregonte nje parregullsi te tere, dhe qe e cila e rendiste Shqiperine ne vendin e 126-te ne nivel nderkombetar.
Sipas specialisteve, fati i turizmit shqiptar eshte se ia ka dale te jete i hapur dhe teper mirekuptues per pritjen e turisteve te huaj, nga te cilet Shqiperia mban vend te mire.
Krahasimi me te tjeret
Por ky vend i mire, duket se nuk do te mbahet dhe per shume kohe. Pak kohe me pare, ne nje interviste, nje nga autoritetet e turizmit, Jak Topuzi, President i Sektorit te Akomodimit, ne Shoqaten Shqiptare te Turizmit do te shprehej se :“Aktualisht bizneset shqiptare te hotelerise dhe restoranteve, qe aplikojne regjimin e TVSH-se, nuk mund te thuhet se ofrojne sherbime me çmime konkurruese per te njejten cilesi sherbimi krahasuar me fqinjet apo vendet e tjera evropiane”. Kjo logjike do te thoshte se taksa e TVSh-se prej 20 per qind ne Shqiperi, per çmim dhome, krahasuar me Turqine (8 per qind), Greqine (6-9 per qind), Malin e Zi (7 per qind), Italine (10 per qind), Francen (5.5 per qind), Malten (5 per qind) etj., ishte gati 200-400 per qind me e larte. E krahas TVSh-se, taksat lokale si 5 per qind e çmimit te fjetjes ne hotel, pagesat relativisht te larta te transaksioneve bankare (komisioni per kartat e kreditit 2-4.5 per qind), çmimi i energjise elektrike, karburantit per ngrohje etj., e bejne sektorin e hoteleve te diskriminuar. E njejta situate paraqitet dhe me restorantet, do te shkruante nje e perditshme. Ndaj, duhej qe shteti te ishte efikas, por deri kur...
“Pjese e politikave mbeshtetese e qeverise per industrine turistike, duhet te jete dhe rishikimi i nivelit te TVSh-se per hotelet dhe restorantet. Argumentimet per nje TVSH te reduktuar per hotelet dhe restorantet ne Shqiperi bazohen ne praktiken qe po ndjek BE-ja per sistemin e TVSh-se se reduktuar ne vendet anetare te saj”, konkludonte Topuzi.
Nga zhvillimet e viteve te fundit, kujtojme se hotelet e tashme edhe restorantet ne vendet e BE-se, sipas direktivave te Komisionit Evropian (Direktives 2006/112/EC), mund te jene subjekt i TVSh-se reduktuar, (Per shembull 20 nga 27 vendet e BE-se duhet sqaruar se kane nje TVSh me te vogel ose baras me 10 per qind per hotelet, kryesisht ato te Mesdheut). E kjo duke iu referuar Shoqates se Operatoreve Turistike, takimi i Keshillit Evropian per Heshtjet e Ekonomise dhe Financave ne Bruksel me 10 mars 2009 u ka dhene driten jeshile shteteve anetare te aplikojne TVSh-ne e reduktuar dhe per sektorin e restoranteve.
Me pak fjale, çmimi i hoteleve duket se mbetet faktori kryesor per konkurrueshmerine turistike. Dhe, per fatin e saj, duhet thene se Turqia e ka zgjidhur shume me mire se te tjeret. Fale nje mbeshtetje nga shteti, me ane te politikave te saj, ajo eshte ne avantgarde te turizmit mesdhetar dhe duke bere qe t’i heqe edhe tregut vendas nje mase te mire pushuesish, qe mund te derdhnin parate ne vendin e tyre. E per kete duhet ngjallur shteti dhe politikat qe duhet te zbresin direkt ne toke per t’u zbatuar. Perndryshe eshte e pamundur. Dhe, sot, mot dhe ne vitet qe do te vine, shqiptaret do te duan qe t’i derdhin parate e tyre tutje larg vendit te tyre, qe ne pergjithesi nuk e njohin aspak.
...
Anipse per shtetin, dihet se ai serish ne fund te sezonit do te vazhdoje me bilancet pozitive, dhe me shifrat e marra nga pikat doganore, por pa treguar askurre me imtesi tendencat dhe pse shqiptaret preferojne serish te shkojne per pushime...gjithmone jashte vendit te tyre.