Konkretisht, sipas studimeve te popullates, anketimeve, studimit te vizitave ne qendrat e planifikimit familjar, por edhe ne baze te vezhgimeve, specialistet e shendetit publik, ne bashkepunim me disa organizata shendetesore kane mbledhur nje rrjet te dhenash per sa i takon planifikimit familjar, metodave te perdorura per mbrojtje gjate marredhenieve seksuale. Po ashtu, keta specialiste kane bere edhe sugjerime per sa u takon pikave qe duhet te permiresohen ne kujdes te popullates.
Nga te dhenat preliminare rreth studimit te kryer te grupeve te indikatoreve te shumefishte ne vitin 2006, rezultoi se perdorimi i metodave moderne kontraceptive ka arritur ne vlerat 22.3%, ku 10.8% e ze perdorimi i prezervativit. Per sa u perket metodave tradicionale, ato luhaten ne vleren 37.7%, ku terheqja ze 28.1%.
Po keshtu, edhe per vitet 2007-2008 ka nje rritje te perdorimit te metodave kontraceptive me rreth 7% per çdo vit.
Studimi i fundit i shendetit riprodhues tregoi se ne Shqiperi kemi shkalle te larte te perdorimit te metodave kontraceptive, por shkalle te ulet te perdorimit te metodave moderne, ku metoda tradicionale e terheqjes mashkullore ze 67% te perdorimit dhe metodat moderne vetem 8%. E njejta situate u paraqit edhe per burrat. 77% te burrave raportuan perdorimin e metodave kontraceptive, ku 3% e zinte metoda moderne.
Ecuria e perdorimit te kontraceptiveve ne periudhen pas studimit te shendetit riprodhues (2002-2007), mbeshtetur ne te dhenat nga sistemi i informacionit te Ministrise se Shendetesise dhe studimet e projekteve qe punojne ne fushen e shendetit riprodhues tregon se ka nje permiresim te ndjeshem te situates.
Studimi kombetar i shendetit riprodhues ne Shqiperi me 2002-shin i realizuar nga Ministria e Shendetesise, Instituti i Shendetit Publik, me mbeshtetjen teknike dhe financiare te USAID, UNFPA, UNICEF beri nje analize te plote krahasuese te indikatoreve kryesore te planifikimit familjar. Studimi ndihmoi ne vleresimin e gjendjes dhe nevojave te planifikimit familjar per vendin.
Top-Channel