Shqiptaret qe ushqehen me borxhe

Shqiptaret qe ushqehen me borxhe
Një vrojtim i fundit i Bankës së Shqipërisë mbi gjendjen financiare të individëve hedh për herë të parë dritë mbi një fenomen shqetësues por të njohur të ekonomisë shqiptare, të ashtuquajturat listat e bukës.

Vrojtimi i kryer mbi një kampion prej 1200 familjesh tregon se 31 për qind janë në borxh dhe nga këto familje huamarrëse, 15 për qind prej tyre e kanë marrë borxhin në dyqane. E vendosur në nivel kombëtar me të njëtat raporte, shifra prodhon një rezultat shqetësues, sipas të cilit nga rreth 900 mijë familje që ka ekonomia shqiptare, afro 45 mijë prej tyre kanë emrin në listat e dyqaneve.

Huamarrja informale është një fenomen i përhapur në ekonominë shqiptare. Sipas Bankës së Shqipërisë, më shumë se gjysma e familjeve shqiptare që kanë aktualisht një borxh për të shlyer, ose 54 për qind e tyre, e kanë marrë atë prej burimeve informale jashtë sistemit bankar dhe kryesisht tek persona të tjerë fizikë, që mund të jenë të afërm apo të njohur.

Por huamarrja nëpër dyqane mbetet forma më shqetësuese, pasi lidhet drejtpërdrejtë me nevojat më jetike si borxh mbijetese. Në pamundësi për të mbuluar shpenzimet bazë për ushqime, këto familje detyrohet t'i marrin ato pa para duke akumuluar borxh në pikat e tregtimit. Qeveria shqiptare asiston rreth 140 mijë familje përmes ndihmës ekonomike, por këto shifra tregojnë se rreth 32 për qind e tyre nuk munden që të plotësojnë dot as nevojat më jetike. 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama