Firefox është shumë popullor në Evropë, ku në Gjermani përdoret më shumë se nga 55%. Opera përdoret shumë në vendet e ish-Bashkimit Sovjetik – në Rusi 27.2% dhe Bjellorusi 46%.
Në Amerikën e Jugut Chrome ka poztia të mira. Amerika e Jugut me 162 milion përdorues të internetit, ka më pak se Amerika e Veriut (272 milion ), Evropa (476) apo Azia (476) por trendi është mjaft interesant gjithsesi. Chrome po i afrohet Internet Explorer-it pasi tanimë zë 32.1% të përdoruesve. Në Argjentinë (16 milion përdorues) Chrome kryeson me 37.5% ndërsa IE 37.2%. NË Brazil, vendi me më shumë përdorues të internetit në Amerikën e Jugut me 50 milion përdorues Chromi gjurmon Internet Explorer-in me 31% kundër 41.4%.
Ka një vend ku Chrome kryeson si shfletuesi më i përdorur. Shqipëria nuk është një vend për tu mbajtru shënim por Chrome posedon një përqindje të mahnitshme 58.9% (1.3 milion përdorues) ndjekur nga Firefox me 26.1 dhe IE me 12.9%. Ka mundësi që Chromi të kryesojë edhe në disa vende të tjera pasi shfletuesit kanë drejtuar një vëmendje të veçantë ndrejtë Azisë vendi me më shumë përdorues të internetit.