Shqiptaret te pambrojtur perballe krimit kibernitik

Shqiptaret te pambrojtur perballe krimit kibernitik
Koha e kartolinave dhe letrave të urimit për festa duket se ka ngelur pas. Një pjesë e mirë e shqiptarëve preferuan këtë vit të urojnë të dashurit  e tyre me anë të e-mailit, facebook apo twitter. Rrjetet sociale në vendin tonë e kanë kaluar tashmë kufirin e një trendi rinor. Mania për të publikuar identitetin e plotë, foto, video, të dhëna sensitive për origjinën racore, orientimin politik, apo seksual,  ka përfshirë shumicën e rinisë shqiptare dhe jo vetëm rininë. Por me paktetën informimi –argëtim-komunikim, vjen edhe një anë medaljeje që shumë prej të apasionuarve pas internetit dhe rrjeteve sociale nuk e njohin.

Rreziku i cënimit të të dhënave personale. Ajo çka nuk dinë shumica  e përdoruesve të rrjteteve sociale është se të dhënat e tyre që publikohen sot, mund të shkaktojnë telashe serioze në të ardhmen. Të dhënat personale qëndrojnë të disponueshme në motorët e kërkimit për vite të tëra. Adresat e-mailit të bëra publike në facebook  mund të vidhen nga të ashtuquajturat spam-et për qëllime marketingu.

Keni qënë ndonjëherë pre e një agresioni online? Ju kanë klonuar profilin? Fotot tuaja qarkullojnë nëpër faqe të turpshme, apo ju kanë vjedhur fjalëkalimin? Ne kemi një lajm të keq për ju, ky është një problem pothuajse pa zgjidhje.

Konfidencialiteti i të dhënave personale  si dhe përpunimi i ligjshëm i tyre është një  e drejtë  e gjithëselicilit, e sanksionuar me ligj. Autoriteti përgjegjës që monitoron dhe mbikqyr përpunimin e ligjshëme  të dhënave personale në vendin tone është Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Për t`iu përgjigjur pyetjes se kush është përgjegjes për mbrojtjen e të dhënave personale të shtetasve shqiptar në rrjet, ne iu drejtuam Komisionerit dhe intervistuam, Drejtorin e  Marrëdhënieve me Publikun, z. Igli Pira i cili na shpjegoi se rrjetet sociale janë subjekte që përpunojnë shumë të dhëna personale, madje edhe sensitive të shtetasve shqiptar, por pavarësisht kësaj, këto rrjete janë jashtë juridiksionit të Komisionerit, sepse janë subjekte të vendosura jashtë Republikës së Shqipërisë.”

Më tej ai na tregoi se cili është roli i këtij institucioni : “Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale është një autoritet mbikqyrës që monitoron kontrolluesit në Republikën e Shqipërisë. Në termat ligjor kontrrollues janë ato subjekte publike apo private që në punën e tyre të përditshme përpunojnë të dhëna personale të individëve, të tilla si ministritë  e ndryshme, sektori bankar, shëndetësor ejt.” –u shpreh Z. Pira.

Institucioni i Komisionerit është ngritur në bazë të ligjit 9887 të vitit 2008 dhe funksionon që prej vitit 2009. Puna e komisionerit konsiston në kontrollin e raporteve vjetore që kontrrolluesit paraqesin pranë zyrës së komisionerit, duke marrë masa administrative në rastet e vërejtjes së shkeljeve në procesin e përpunimit të të dhënave.

Në Republikën e Shqipërisë mendohet të ketë rreth 150.000 rregjistrues, dhe prej këtyre rreth 2000 janë të rregjistruar pranë komisionerit dhe e njoftojnë atë për veprimtarinë e tyre. Sipas drejtorit të marrëdhënieve me publikun kontrolluesit janë duke u sensibilizuar për detyrën e tyre ligjore që të raportojnë pranë  komisionerit. Megjithatë ky ende është nje proces i cili ka nevojë për shumë fushata sensibilizimi dhe trajnimi.

Ndërkohë Komisioneri është i hapur për të pritur ankesa nga individët që bien pre e keqpërdorimit të të dhënave personale.  Z. Pira na rrëfeu një rast të një qytetari cili kishte lënë nënshtetësinë shqiptare për atë gjermane, ndërkohë rezultonte akoma në listën e zgjedhësve. Komisioneri i sugjeroi qytetarit që të shkojë pranë komunës ku ai rezultonte i rregjistruar si votues dhe të kërkonte fshirjen e emrit nga lista.

Z. Pira na tregon se shumica e ankesave të qytetarëve janë jashtë juridiksionit të komisionerit. Një pjesë  e mirë e qytetarëve ankohen se u është vjedhur fjalëkalimi i facebookut apo se u është klonuar profili. Në lidhje me këtë ai shprehet : “ Ne nuk mund të jemi përgjegjës për fjalekalimet e të gjithë shtetasve shqiptar, përgjegjës për fjalëkalimin është vetë individi. Ne gjithcka që mund të bëjmë është ndërgjegjësimi, sepse ne nuk kemi  fuqi ligjore që t`i imponohemi një kontrolluesi që është i vendosur jashtë Republikës së Shqipërisë.”

Rrjetet sociale e kanë qëndrën e tyre në Shtetet e Bashkuaran të Amerikës apo në vende të tjera Europiane. Të gjitha të dhënat që hidhen në këto rrjete përpunohen dhe ekzistojnë në database-t  përkatëse. Që do të thotë në momentin që t`i bën publike një të dhënë duke e hedhur në rrjet ajo ndalon së qënuri personale e jotja dhe t`i humbet kontrollin mbi të.  Këshilla e vetme që arritëm të marrin nga komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, për të gjithë dashamirësit e rrjeteve sociale ishte: “Antivirusi më i mirë për privatësinë tonë jemi vetë ne,duke kontrolluar nxjerrjen me apo pa kriter të të dhënave personale.”

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama