Mesohet se familjet që perfitojnë nga dërgesat e emigrantëve marrin më pak se një vit më parë. Janë pikërisht rreth 60% e këtyre familjëve të cilat kanë të ardhura deri në 30.000 lekë, që për ta dërgesa e emigrantëve është jetike. Në këtë rezultat ka arritur studimi i zhvilluar nga “Insituti Agjenda” lidhur me efektet e dërgesave monetare dhe materiale (remitancave) në familjet shqiptare.
Sipas këtij studimi vërehet se remitancat kanë rënë gjatë 5 vitëve të fundit, dhe rënia më e lartë është shenuar pikërisht vitin e fundit, kohë kur 57.6% e familjëve marrin më pak se një vit më parë. Sipas familjarëve ulja e remitancave ka ndikuar kryesisht në konsumin e tyre të zakonshëm. 65% e familjëve që përfitojnë remitanca e konsumojnë të gjithë ndihmën për tu ushqyer, ndjekur kjo nga shpenzimet që harxhojnë për kujdesin mjekësor.
73 përqind e sasisë së remitancave sipas raportit përdoret për të kompensuar mungesën e parave për blerjen e ushqime. Ata që përfitojnë nga të ardhurat e remitancave i shpenzojnë në 42.5% për të paguar kredinë, për kujdes shëndetësor 61.4%, për veshje 63.8% dhe për shkollim 56%.
Po sipas studimit ata që arrijnë të kursejnë sadopak janë personat që janë në punë ose ne pension, ndërsa studentët dhe ushtarët e kanë të pamundur të kursejnë. Rezultate tregojnë se rreth 47% i ruajnë kursimet në shtëpi, dhe nuk pranojnë t’i depozitojnë në bankë. Vërehet se shpenzimi i dërgesave për sipërmarrjet familjare mbetet i ulët, vetëm në masen 3%.
Ky studim u realizua në të gjithë territorin e Shqipërisë si në zonat rurale ashtu edhe në ato urbane gjatë periudhës mars-prill 2011. Bazuar në të dhenat e tij rezulton se të dërgesat kryesisht drejtohen drejt familjëve me 2-4 anëtarë të cilat përbëjnë 72.5 % e familjëve që përfitojnë. Studimi arriti në përfudimin se pjesa më e madhe e dërgesave vjen nga jashtë Shqipërisë, rreth 91%, ndërsa pjesa tjetër nga brenda prefektuarve të vendit.
Duke iu referuar raportit të “Insitutit Agjenda” vendet të cilat kanë numrin më të lartë të dërguesve janë Greqia me 41.9%, Italia me 38.6%, Shtetët e Bashkuara të Amerikës me 8.5%, Gjermania 3.8%, Anglia me 3.1% dhe Zvicra me 0.7%.
Studimi tregon se 65% e dërguesve emigrantë në vendet e botës janë pikërisht fëmijët e familjes ato që dergojnë më tepër para dhe mallra në Shqipëri. Paratë janë ato që zënë pjesën më të madhe të remitancave 78%, ndërsa vetëm 22% përbëjne para dhe mallra.
Sipas studimit 50% e atyre që përfitojnë dërgesa nga emigrantët janë të papunë ose në pension. Por ato që përfitojnë më tepër nga remitancat rreth 45.3% janë pikërisht të punësuarit. Dërgesa nëpërmjet personave të tretë është në nivel më të lartë në masen 75%, 36% nëpërmjet agjensive të transfertave dhe vetëm 10% nëpërmjet bankës.
Studimi del në perfundimin se dergesa mesatare vjetore është 1.400 euro në vit, dhe më së shumti në monedhën euro duke qënë se emigrantët shqiptarë punojnë kryesisht në vendet e Bashkimin Europian. Remitancat zënë një peshë të rëndësishme në mirëqenien e familjeve shqiptare dhe si rrjedhojë e uljes së tyre, familjet që përfitojnë nga ato kanë më pak të holla për të përballuar jetesën.
Gjetjet e ketij studimi:
GJETJET KRYESORE
1.Emigrantët që gjenden kryesisht në zonën e Bashkimit Europian, janë dërguesit kryesorë te remitancave me 90.7% të tyre. Në masën më të madhe, origjina e remitancave janë vendet fqinje, Greqia (41.9) dhe Italia (38.6) .Nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës vijne 8.1% e remitancave.
2.Dërgesa mesatare vjetore nga vendet e Bashkimit Europian është 1,400 Euro, ndërsa nga Shtete e Bashkuara te Amerikes është 830 Dollarë. Këto të dhëna tregojnë se mesatarisht çdo muaj familjet marrin 70 USD deri ne 115 Euro.
3.Familjet përfituese i marrin këto të ardhura më së shumti dorazi (44.3%). Disa prej tyre preferojnë t’i marrin edhe nëpermjet kompanive të transferimit të parave, si Western
Union apo Money Gram (36.1%). Vetëm 10.5% e familjeve përfituese i marrin paratë nëpërmjet bankave.
4.Remitancat kanë rënë gjatë 5 viteve të fundit, por rënia më e madhe e tyre ka ndodhur vitin e fundit. 53.8% e familjeve kanë marrë më pak remitanca në 5 vitet e fundit . 57.6% e familjeve përfituese marrin më pak se një vit më parë.
5.60 % e familjeve që kanë të ardhura mujore deri në 30, 000 lekë, e kanë dërgesën jetike ose shumë të rëndësishme. Këto familje përbëjnë 51% të kampionit.
6.Remitancat shpenzohen më së shumti për ushqim (73.8%), pavaresisht nëse statusi i krefamiljarit tregon që është në punë apo jo.
7.Familjet përfituese kanë ulur shumë konsumin (60.8%), kursimet në masën (32%) dhe investimet (7.2%). Familjet që kanë të ardhura mbi 60,000 lekë në muaj nuk i kanë prekur investimet që kanë mbuluar edhe më parë me dërgesën.
8.Familjet harxhojnë një pjesë të konsiderueshme të dërgesës (11.1%) për të mbulur shpenzimet e tyre shëndetsore, sidomos në ato raste kur këto shpenzime shkojnë drejt shërbimeve më të speciliazuara.
9.38% e familjve shqiptare që përfitojnë kërkojnë të kursejnë sasi të vogla të ardhurash. Ruajtja e kursimeve kryesisht bëhet në familje 62.1 % dhe vetëm 19.2% preferojnë ti depozitojnë në bankë.
10. Vjetërsia mesatare e dërgesës është rreth 8, 5 vjet. Ndërsa frekuenca e dërgimit është 3, 3 herë në vit. Të dhënat tregojnë se mesatarisht familjet arrijnë të përfitojnë dërgesën mesatare vjetore në harkun kohor të 4 viteve.
11. Megjithëse remitancat në masën më të madhe (92%) vijnë nga vendet jashtë Shqipërisë, vihet re sa ka nje sasi te konsiderueshme dërgesash (8%) që vijnë nga familjarë qe jetojnë në prefektura të tjera