Mundësia e dërgimit në Shqipëri për shkatërrim të armëve kimike të Sirisë, ka shkaktuar protesta në Tiranë këtë të martë, ç’ka është një shpërthimi i rrallë vendit anëtar të NATO-së dhe besnik i SHBA-ve.
Qindra qytetarë kanë protestuar para ambasadës amerikanë duke thirrur “Shqipëria është e jona”, ndërsa në duar mbanin parulla “Po, ne mund të themi ‘Jo’”, raporton "Reuters"
Shqiptarët ndihen në borxh dhe mirënjohës ndaj Uashingtonit, pasi në fund të Luftës së Parë Botërore, Woodrow Wilson shpëtoi vendin nga shpërbërja si dhe NATO e udhëhequr nga SHBA-të bombarduan Serbinë duke ndalur masakrën ndaj shqiptarëve etnikë në Kosovë në 1999-n.
Por, lajmi për armët kimike të Sirisë kanë zemëruar shqiptarët për shkak se ndihen të rrezikuar nga kjo gjë, por edhe ndiejnë se po shfrytëzohen nga amerikanët. Aktivistët dhe qytetarët ankohen se kjo gjë mund të dëmtojë mjedisin dhe përpjekjet e Shqipërisë për zhvillimin e turizmit.
Kryeministri socialist, Edi Rama, i cili mori detyrën dy muaj më parë, ka konfirmuar të martën se ka diskutuar për këtë çështje me telefonë me Sekretarin amerikanë të Shtetit, John Kerry, por ka theksuar se ende nuk ka marrë asnjë vendim.
Me ndihmën e SHBA-ve, Shqipëria arriti që të shkatërrojë stokun e armëve kimike të periudhës komuniste. Por në vitin 2008 një shpërthim në një fabrikë të demontimit të armëve mbetën 28 persona të vrarë.