Disa të rinj shqiptarë në një video kanë ironizuar me shtetin zvicerian. Kjo nuk i ka pëlqyer deputetit nacional të Zvicrës nga radhët e SVP-së, Oskar Freysinger. Në këtë video janë publikuar vetëm disa nga skenat që janë të shpërndara në rrjetin social Facebook në faqen “Albanian Vines” dhe në YouTube.
Në video shihen disa të rinj në një zyrë komunale duke aplikuar për pasaportë zvicerane. Në një moment, njëri prej tyre heq flamurin zviceran nga tavolina duke e zëvendësuar me atë shqiptar, dhe duke thënë se vetëm kështu mund të bëhet zviceran, tjetri gëzohet me të marrë lajmin se do të bëhet me shtetësi zvicerane.
Shakatë në këtë video për deputetin nacional të SVP-së, Oskar Freysinger, janë çmenduri dhe mesazhi i kësaj video, sipas tij, është shkatërrues për zviceranët. Gjithashtu shqiptari A. Lluka, që kishte njoftuar redaksinë në fjalë, thotë se është i zemëruar me këto imazhe të “Albanian Vines”.
"Unë jetoj pothuajse gjithmonë në Llugano. Zvicrës i jam mirënjohës për gjithçka që ajo ka dhënë për mua. Jam i neveritur nga kjo video, e cila ofron një pamje të rreme të këtij vendi", thotë Lluka. Për më tepër, një video e tillë gjithashtu do të dëmtojë imazhin e atyre shqiptarëve që duan të integrohen.
"Unë kam raportuar këtë video për të treguar se ne të gjithë jemi si këta njerëz", tha Lluka. Se “Albanian Vines” është krijuar nga studentët shqiptarë, asgjë nuk ndryshon për Freysinger, transmeton “Albinfo”.
"Kjo konfirmon steriotipet që janë përhapur rreth nesh. Nëse një zviceran do të bënte shaka me një vend tjetër, atëherë do të akuzohej për racizëm|, thotë Freysinger. Videoja është edhe një reklamë e keqe për shqiptarët. Komisioneri për integrim në Ticino, Francesco Mismirigo, është më i qetë dhe mendon që videos në faqen “Albanian Vines” nuk duhet t’i kushtohet aq shumë vëmendje.
"Do të ishte qesharake që një komunitet i tërë të ketë lidhje me këto imazhe. Këta njerëz nuk bëjnë asgjë, por vetëm sjellin një klishe që ka pak të bëjë me realitetin. Shqiptarët nuk janë të gjithë tipa të këtillë gangsterësh”, thotë Mismirigo.