Shqiptari fiton 43 milion euro drejtuesit e kazinose thone ishte gabim teknik

Shqiptari fiton 43 milion euro, drejtuesit e kazinose thone ishte 'gabim teknik'

Ata i kanë thënë shqiptarit se ishte shpallur fitues për shkak të një gabimi nga programi kompjuterik. Kjo histori ka ndodhur në një prej kazinove në Bregenz, Austri . Merlaku ka kundërshtuar këtë arsyetim duke thënë se do ta çojë çështjen në gjykatë. “Isha në ekstazë kur pashë në ekran se kisha fituar jackpot. Por zhgënjimi erdhi kur dy punonjës të kazinosë erdhën tek unë dhe më thanë se ishte një gabim i softuerit. Ata më morën për budalla por unë nuk jam. Kam luajtur në shumë kazino të tjera… nëse ata kanë pasur një problem kjo nuk ka të bëjë me mua”, shprehet 26-vjeçari.

Ai thotë se momentin e fitimit e ka regjistruar dhe më anë të telefonit. “Fitorja është fitore. Do të luftoj deri në vdekje për këtë. Kjo është një mizori që më bëhet mua dhe familjes time. Do ta përhap këtë që më ndodhi mua në të gjithë Evropën. Nuk e pranoj një gjë të tillë”, shton Behari.

Ai ka nënvizuar se tashmë po vuan pasojat e kësaj “padrejtësie”. “Jam i lumtur me ardhjen në jetë të djalit tim Erion por kam probleme psikologjike që prej incidentit me jackpot-in. Nuk më zë gjumi, mendoj vazhdimisht për padrejtësinë që më është bërë”, shprehet Merlaku.

 



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama