Shqiptari i Bardhyl Demirajt

Shqiptari i Bardhyl Demirajt
Libri "Shqiptar" i prof. Bardhyl Demirajt rimerr ne nje veshtrim nderdisiplinor problemin e nderlikuar te emertimit qe kemi sot ne perdorim per etnine tone. Nga shqyrtimi i burimeve shkrimore te botuara rishtas autori ka nxjerre edhe te dhena interesante per te ndriçuar aspekte te ndryshme te problemit te etnonimit shqiptar. Pyetja se perse ne shqipfolesit e quajme veten shqiptare, kur te tjeret na quajne ndryshe, si dhe prejardhja e ketij emri, vazhdon te na ka intrigoje, ashtu siç ka intriguar qysh heret studiuesit albanologe, po edhe vete shqiptaret e thjeshte, qe nuk kane munguar te bejne hamendje nga me te ndryshmet, deri ne fantazi te pastra.

Nderkaq vemendje me e madhe ne studime i eshte kushtuar etnonimit tjeter tonit, me te lashte e tashme te dale nga perdorimi ne truallin kompakt shqipfoles, emrit arber, arberesh. Libri "Shqiptar" i prof. Bardhyl Demirajt rimerr ne nje veshtrim nderdisiplinor problemin e nderlikuar te emertimit qe kemi sot ne perdorim per etnine tone. Si nje gjuhetar e filolog i plotesuar qe shfaq ne vazhdimesi profile te reja studimore, Bardhyl Demiraj na paraqet ne kete liber nje studim shumeplanesh, gjitheperfshires per problemin qe trajton, ku nderthuren veshtrimi historik, filologjik, gjuhesor-diakronik, etnolinguistik e sociologjik.

Pavaresisht nga permasat, qe ne thelb jane ato te nje artikulli te cilin Fondacioni Shirazi pati deshiren e vullnetin ta botoje ne forme libri dygjuhesh, shqip dhe anglisht, punimi i permban premisat e nje monografie, qe nga tematika qe perqendrohet rreth nje subjekti te caktuar, te shqyrtimi kritik i studimeve te kryera deri sot, ne baze te nje bibliografie mjaft te plote, edhe pse pa pretendime shteruese, te rrokja teresore e aspekteve te ndryshme e te veçanta te trajtimit te problemit te emrit shqiptar, te vleresimi i dokumenteve te reja te zbuluara apo te botuara rishtas qe hedhin drite te re mbi ane te ndryshme te kompleksitetit te problemeve, te rivleresimi i tezave me serioze qe jane hedhur nga studiuesit e meparshem, te interpretimet e reja dhe perfundimet interesante te karakterit historiko-social. Lidhur me dokumentimet me te hershme te etnonimit shqiptar punimi sjell disa deshmi te reja qe kane dale ne drite nga botimi kohet e fundit prej studiuesve arbereshe te veprave te mbetura ne doreshkrim qe i perkasin shek.

XVIII, siç eshte vepra e Nikolle Ketes Tesoro di notizie su de' Macedoni (1777), fjalori italisht-shqip i po ketij autori, ende i pabotuar, i vitit 1763, nje kenge fetare, ndoshta e Nikolle Brankatit, nga doreshkrimi i Kieutit, dhe mbi te gjitha deshmia me e vjeter e perdorimit te etnonimit shqiptar ne fjalorin italisht-shqip te misionarit françeskan Francesco Maria Da Lecce te vitit 1702, botuar pjeserisht ne vitin 1997 nga Matteo Mandalà dhe tani ne botim te plote kritik nga Gezim Gurga. Kjo deshmi e hershon me kater vjet dokumentimin me te vjeter te perdorimit te etnonimit tone, para deshmise se akteve te Kuvendit te Arbenit te vitit 1706, qe deri vone mbahej si me e vjetra.

Per deshmite e mehershme te etnonimit shqiptar ne emrat vetjake te shekullit XIV Schipudar, Scapuder etj. qe sjell Shufflay per qytetin e Drishtit, autori mbron tezen e ketij albanologu te shquar kunder kritikave te ndryshme qe i jane bere, me argumentin se ne nje mjedis etnokulturor te perzier, ku banoret e mbanin veten pasardhes te romakeve por mes te cileve kishte pa dyshim shqiptare, sllave e greke, siç i deshmon Jireçeku, eshte plotesisht e mundur qe nje familje me gjuhe amtare shqipen te cilesohej si "shqiptare". Ne baze te shqyrtimit te vemendshem te dokumenteve autori nderton edhe nje skeme te vogel trungu familjar per pjesetaret e se njejtes familje me kryefamiljar Andreas Schipudarin. Nga shqyrtimi i burimeve shkrimore te botuara rishtas autori ka nxjerre edhe te dhena interesante per te ndriçuar aspekte te ndryshme qofte gjuhesore qofte etnolinguistike apo antropologjike sociale te problemit te etnonimit shqiptar.

Nje nga keto aspekte eshte ai gjuhesor-diakronik i menyres se formimit te ketij etnonimi. P.sh. toponimi Shqip,-i "Albania" qe sjell Keta i jep dore autorit te shestoje nje skeme te re fjaleformimi te çerdhes leksikore te fjaleve shqip, shqiptar etj. me dy procese te pavarura: njeri qe ndjek rrugen fjaleformuese me baze ndajfoljen shqip dhe rrjedhojat e saj shqipoj, shqiptoj, shqiperoj, dhe tjetri qe permes toponimit Shqip,-i shpie te shqiptar, Shqiperi etj., gjithsesi kjo ne rrafsh hipoteze per shkak te mungeses se nje dokumentimi bindes te toponimit Shqip,-i.

Nga ana tjeter autori vlereson si zgjidhjen me bindese per rrugen e formimit te etnonimit shqiptar ate te propozuar se pari nga Hahni, qe merr per baze pjesoren e foljes shqipoj - shqipet-uare, e cila me prapashtesen -ar ka dhene emrin shqiptar. Autori paravendon nje baze pjesore/mbiemerore shqip(e)t-, qe ka dhene nga njera ane emrin shqip(e)tar e nga ana tjeter ndajfoljen shqip me rrjedhojat e veta.

Ai gjen deshmine e ekzistences se nje trajte te tille me -t ne vargun Te Skutari shqipt "A Scutari albanese" te kenges se Nikolle Brankatit. Kjo zgjidhje ka perparesi ndaj hipotezave te tjera pasi shmang disa veshtiresi qe permban formimi i etnonimit shqiptar nga ndajfolja shqip + prapashtesen -tar, qe nuk eshte aq e vetekuptueshme sa duket. Prapashtesa -tar zakonisht u shtohet emrave duke formuar emra vepruesi (lajmetar, udhetar), prandaj formimi prej ndajfoljes do te parakuptonte nje faze te ndermjetme konversioni te ndajfoljes ne emer. Se dyti kjo prapashtese nuk haset tek emrat etnike te shqipes, ku mbizoterojne formimet me prapashtesat -ar, -as, -an etj. (khs. korçar, shkodran, tiranas).

Gjithsesi rruga e formimit te emrit shqiptar le ende shteg per diskutime: formimet me baze ndajfoljore me -tar nuk jane te pamundura ne gjuhen shqipe dhe vete autori sjell per nje faze me te vjeter shembullin kundertār te Frang Bardhit. Veç kesaj per emrin shqiptar mund te merret ne sy nje formim fillestar jo si emer etnik. Per kete mund te vleresohet barasvleresi shqip i emrit te vepruesit ‹parlatore - gojetār, shqipetār, i› te Da Lecces qe citon autori nga botimi i fundit i G. Gurges, edhe pse duket te jete perdorur me fort ne menyre figurative.

Nga ana kuptimore, folja shqipoj apo me drejt shqiptoj, siç gjendet sot e perhapur gjeresisht ne te folmet e shqipes, ne zanafille ka pasur domethenien "kuptoj, marr vesh", siç e jep Hahni e Meyeri dhe siç e deshmojne te dhenat dialektore nga diaspora shqiptare e Ukraines pikerisht me kuptimin e mesiperm (khs. ne te folmen e shqiptareve te Ukraines nuk shqiptoj "nuk kuptoj", nok zallahit po shqipton "nuk flet por kupton"). Sipas kesaj teze, emri shqiptar ne thelb do te thote "ai qe kupton".

Ky eshte edhe shpjegimi qe mbeshtet autori, duke dhene nje skeme te zhvillimit kuptimor qe ka pershkuar ky emer nga nje apelativ i thjeshte ne nje shenjues etnik. Sa per etimologjine e fjales shqipoj, Gustav Meyeri, ne baze te kuptimit qe deshmonte Hahni per kete folje, dha nje zgjidhje shkencore, duke e rrjedhuar prej latinishtes excipio "perceptoj, degjoj" po edhe "kuptoj", nje teze qe sidoqofte nuk eshte miratuar pergjithesisht nga gjuhetaret. Autori i punimit nuk ndalet hollesisht ne syzimet e ndryshme etimologjike te ketij emri duke u mjaftuar me renditjen e propozimeve kryesore te tre shekujve te fundit, por mendoj se teza e Meyerit mund te rivleresohet, me ndonje korrigjim.

Ajo qe ne liber terheq interesin edhe te lexuesit me te gjere, jospecialist, eshte qasja etnolinguistike e problemit te etnonimit shqiptar. Ketij kreu autori i ka kushtuar vemendje te veçante dhe ka nxjerre perfundimet e veta lidhur me arsyet e nderrimit te emrit etnik te vjeter arberesh me me te riun shqiptar, nje çeshtje e diskutuar nga studiuesit qe jane marre me te, por asnjehere e zgjidhur ne menyre bindese. Autori ecen ne rrugen e çelur se pari nga Osman Myderrizi e te thelluar me pas nga Rexhep Ismajli, qe percakton si nje nga shenjuesit kryesore te identitetit etnik besimin fetar per periudhen e pare te formimit te etnosit shqiptar. Kete e deshmon etnonimi arben ne letersine katolike te veriut (sipas te dhenave te Myderrizit) dhe ne gojen e popujve fqinje, te cilet me etnonimin perkates ne gjuhen e tyre shenonin zakonisht shqiptarin katolik (sipas pohimit te Shufflayt per kohet e reja ne Mal te Zi e rreth Dubrovnikut dhe te Pjeter Bogdanit per emertimin e fese katolike nga sllavet si feja shqiptare). Me ndryshimin e rrethanave social-politike mbas depertimit te islamit ne vend dhe ne kushtet e shumesise se besimeve fetare, sipas autorit perkatesia fetare erdhi duke e humbur rendesine si perberes themelor i identitetit etnik-kulturor. Nepermjet shqyrtimit te monumenteve te shqipes te shek.

XVIII, siç eshte veçanerisht teksti i vendimeve te Kuvendit te Arbenit, ai analizon dukurite komplekse sociolinguistike qe kane bashkevepruar me njera-tjetren ne ate periudhe dhe qe duhet te kene kushtezuar edhe perhapjen e emrit etnik shqiptar. I njejti emertim qe shenonte perkatesine etnike dhe fetare te popujve fqinje shenonte edhe perkatesine etnike shqiptare, pra, me fjale te tjera, arben dhe turk ose arben dhe orum mund te ishin dy emra te ndryshem per dy pjesetare te se njejtes bashkesi etno-gjuhesore shqiptare. Ne kushtet kur kjo dysi mund te ndodhte edhe brenda nje familjeje, d.m.th. kur nje pjese e familjes kalonte ne fene islame e pjesa tjeter mbetej e krishtere, rrezikonte te shperbehej vete berthama e etnosit, familja shqiptare.

Mbi kete baze, perfundimi qe nxjerr autori eshte se populli shqiptar, ne nje reagim vetembrojtes per mbijetese, zgjodhi ne menyre pragmatike nje identifikues tjeter etnik, qe ishte gjuha amtare, pra nje emer etnik qe kishte si permbajtje tashme gjuhen shqipe. Autori shtron pyetjen ekzistenciale: Ç'do te ndodhte me popullin shqiptar, sikur te kish hequr dore ne menyre po aq pragmatike nga identifikatore te tjere etnike, p.sh. nga gjuha? Kjo tregon se ne etnosin shqiptar ndodhi nje proces etnogjenetik i veçante, qe e dallon ate nga proceset etnoformuese te popujve te tjere ballkanike.

Pyetja e veshtire se kur ka ndodhur nderrimi i emrave etnike nga ai me baze arb- (arbenesh/arberesh) te shqiptar diskutohet duke u mbeshtetur ne te dhenat e reja dokumentare, ku krahasohen dy deshmite e te njejtit misionar italian Da Lecce ne dy periudha te ndryshme me distance kohore prej 14 vjetesh. Duket disi e habitshme qe ne fjalorin italisht-shqip te vitit 1702 ai i drejtohet lexuesit me emrin shqiptar, ndersa ne vepren tjeter te tij me verejtje gramatikore per gjuhen shqipe, te vitit 1716, ne nje kushtim krejt te ngjashem perdor etnikun arbenor. Kjo sidoqofte nuk jep dore per nje pergjigje perfundimtare, por nje perfundim i perkohshem qe nxjerr studiuesi eshte se ne kete periudhe te fillimit te shekullit XVIII e ndoshta edhe me pare, ne Shqiperine e Veriut te dy keta etnonime perdoreshin ne menyre te barasvlershme. Nderkohe pas 170 vjetesh, ne botimin e dyte te akteve te Kuvendit te Arbenit nga Engjell Radoja ne vitin 1872 me titullin tashme te pershtatur "Koncili i dheut Shqypnīs", ky proces paraqitet i perfunduar.

Themi ne Shqiperine e Veriut, pasi ne ate te Jugut duhet te jete pergjithesuar me pare etnonimi shqiptar, meqe sipas pohimit te Johan Thunmannit (1774) mbeshtetur ne deshmine e udherrefyesit e mesuesit te tij shqiptar nga Voskopoja, shqiptaret nuk donin te cilesoheshin me emrin arben/r dhe vetequhen shqiptare. Me kete liber lexuesve u jepet ne dore nje studim i shumanshem per etnonimin shqiptar, ndersa Bardhyl Demiraj shenon nje hap te ri ne rrugen e tij shkencore si albanolog tashme i afirmuar ne nivel evropian.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama