Policia i ka sekuestruar një mafieje shqiptare një sasi parash prej 220 000 mijë euro. Prej këtyre 120 000 ishin mbyllur në një qendër tregtare në Waasland Shopping Center nga bashkëshortja e kreut të grupit, Arjan Shabani. Rojet e sigurisë së kësaj qendre gjetën në një çantë shumën e parave dhe pas kësaj kanë lajmëruar menjëherë policinë. Në këtë qendër tregtare gjende rafte të ndara ku çdo kush mund të mbyllë sende personale. Pas 10 orësh, sirtarët hapen automatikisht. Forcat e policisë pasi janë vënë në dijeni për çantën me euro, kanë rivendosur aty ku ishte atë për të parë se kush do të vinte për ta marrë.
Për të marrë çantë ka ardhur bashkëshortja e Arjan Shabanit, të cilës iu gjetën edhe 100 000 euro të tjera në një llogari bankare. Tashmë gruaja ndodhet në qeli dhe akuzohet për pastrim parash. Ka të dhëna se paratë vijnë nga aktiviteti kriminal. Dyshohet se paratë janë fituar nga trafikimit i drogës nga ana e Shabanit.
Arrestimi i Arjan Shabanit
Shabani kërkohet në Itali dhe Shqipëri për trafikim droge dhe grabitje me armë. 40-vjeçari Arjan Shabani u arrestua të mërkurën me një makinë Audi A6. Policia belge thotë se ai është një kriminel i rrezikshëm. Ai jetonte me identitet të rremë si shtetas bullgar. Italia dhe Shqipëria kërkojnë ekstradimin e tij. Në Itali, Shabani është dënuar me 24 vjet burg. Ndërsa në Shqipëri kërkohet për trafikim heroine.