Shqiptari i thyen 6 dhembe anglezit qe e fyeu (Video)

Shqiptari i thyen 6 dhembe anglezit qe e fyeu (Video)

Një emigrant shqiptar është dënuar me 8 muaj burg për agresion ndaj një shtetasi britanik në qytetin Plymouth. Sipas mediave britanike bëhet flalë për shtetasin me origjinë nga Shqipëria Sami Krasniqi i cili “i ka dhënë një mësim të mirë” një personi të dehur që fyeu dhe paragjykoi vëllain e tij. Britaniku Zack Collins ishte në gjendje të dehur, kur ofendoi shqiptarët teksa dilte nga një klub nate në orën 06:00 të mëngjesit. Por këto fyerje i kushtuan thyerjen e 6 dhëmbëve, pasi shqiptari Sami Krasniqi nuk nguroi të kundërpërgjigjej me grushta ndaj racizmit të tij. Videoja ku Zack Collins duket teksa bie përtokë nga goditja e 26-vjeçarit shqiptar, po bën xhiron e botës në internet. Policia vuri në pranga të riun shqiptar, ndërsa gjykata e dënoi atë me 8 muaj burg për lëndime të rënda trupore dhe 4 muaj të tjerë për shkelje të një dënimi të mëparshëm.

 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama