Një kuintal kanabis sativa. Kaq është kapur në makinën e një shqiptari në Romë, Itali. Policia e shtetit fqinj ka bërë të ditur se, shqiptari 34-vjeçar me inicialet K. I., ishte korrieri perfekt i drogës, pasi ishte me leje qëndrimi dhe pa asnjë shkelje. Gjatë kontrollit të makinës së emigrantit shqiptar, është gjetur sasia prej 100 kilogramë kanabis sativa. Lënda narkotike mësohet se ishte e destinuar për tregun roman. Kanabisi është gjetur e ndarë në 70 pjesë, të mbështjella me letër alumini. E gjithë droga do të shpërndahej në 250 mijë doza.