Me shkrepëse dhe një shishe të dyshimtë në dorë dhe nën thirrjet “Allahu Ekber” (“Allahu është i madh”), një shqiptar ka terrorizuar pasagjerët e një avioni, i cili po udhëtonte nga Zvicra drejt kryeqytetit kosovar Prishtinë, duke i kërcënuar se do t’i hidhte në erë mbi 10 mijë metra lartësi.
Sipas dëshmitarëve, të gjithë thuajse shqiptarë nga Kosova, 35-vjeçari e ka mbajtur në ankth avionin për disa minuta me kërcënimet e tij: “Do të shkojmë të gjithë te Allahu. A doni që të shkojmë në xhenet a xhehenem? Allahu është i pari, Muhamedi është pas tij, ne të tjerët nuk jemi asgjë”- mësohet të ketë 35-vjeçari.
Por pas pak minutash, ankthi ka marrë fund, kur njëri prej pasagjerëve, Nehat LLovca, profesionist në artet parciale, e ka neutralizuar 35-vjeçarin, duke qetësuar situatën dhe duke bërë që avioni të udhëtonte normalisht drejt destinacionit.