Lavdrim Muhaxheri (1989), është emëruar komandant (emir) i muxhahidave shqiptar në Siri, që luftojnë në grupimin radikal islamik “Al Nusra”. Kjo konfirmohet në mediet sociale në faqet personale të shqiptarëve të Kosovës që luftojnë në Siri.
Në Facebook-un e shqiptarit alias “Ebu Beker Sadiku” nga Shkupi i Maqedonisë është komentuar përplasja e grupimeve islamike të armatosura në Siri dhe kapja rob e disa shqiptarëve radikal dhe një shqiptari të quajtur Abdulkerim nga grupimi “Ushtria e Lirisë së Sirisë”, ku tre shqiptar (edhe Abdulkerimi ) nga Shqipëria flasin në një video të publikuar në internet.
Shqiptari alias “Ebu Beker Sadiku” nga Shkupi ka shkruar në facebook :” Në lidhje me këtë videon na flet emiri muxhahidave shqiptar të “Dauletul islamije” “Ebu Abdullah el Albani” (Lavdrim Muhaxheri).