Denis (Demir) Jonuzi. Ky është emri i shqiptarit që po shqetëson autoritetet italiane, pas një fotoje të tijën që përqafon krenar kallashnikovin dhe librin e shenjtë të Kuranit. Ai ndodhet aktualisht në Shqipëri, pasi është kthyer një vit më parë, në prill të vitit 2014. Më parë i riu shqiptar ka banuar në Itali, dhe Friuli, ku mbërriti si një klandestin ndoshta më shumë shqiptarë të tjerë. Në shtator të viti 2013 ai u identifikua dhe u ndalua në qytetin Cividale, pasi ishte minoren, dhe u dërgua në qendrën për fëmijët e pashoqëruar në qytet, në Civiform.
Atje ai mbeti për një kohë të mjaftueshme për të vendosur kontakte - në qendrën natyrisht, por edhe jashtë saj, në qytet. Pas mbërritjen në vendin e tij, ai u bë pjesë e një grupi në rrjetin social Facebok, që quhet “Je nga Cividale nëse..”. Ky grup konsiderohet si një kanal komunikimi mes tij dhe të njohurve të tij në Itali.
Tani që është kthyer në Shqipëri, ai ka nisur të postojë në faqen e tij në Facebook foto me kallashnikov dhe Kuran në duar, duke i shoqëruar edhe me përshkrimin “I Love Allah”, “Allah is One”. Autoritetet italiane besojnë se ai mban kontakte të rregullta me persona që ka njohur në Itali.
Një këshilltar rajonal Roberto Novelli, thotë se fotot janë alarmante, dhe imponojnë nevojën e një refleksioni të kujdesshëm, pasi ato dëshmojnë për prezencën ekstremizmit edhe në qendrat e pritjes së emigrantëve.
"Imazhet e postuara janë alarmante dhe kërkojnë reflektim të kujdesshëm mendoj, pasi edhe në nivel lokal mund të ketë situata të ekstremizmit. Policia, e cila me siguri është duke bërë një punë të madhe, nuk duhet ta anashkalojë këtë. Jo në një fazë delikate si ajo e tanishmja. Duhen më shumë kontrolle dhe vëzhgime të menjëhershëm të të gjithë njerëzve që janë në erën e kriminalitetit".