Shqiptari thote se do te luftoje deri ne vdekje 43 milione euro te fituara ne kazino

Shqiptari thote se do te luftoje deri ne vdekje 43 milione euro te 'fituara' ne kazino
Se çfarë nafake ka shqiptari tregon edhe rrëfimi i Behar Merlakut i cili fitoi jackpotin prej 43 milionë euro në një kazino në Austri, por i thanë se paratë nuk mund t’i merrte pasi kishte ndodhur një gabim në kompjuter. Tregimi i pafat i këtij shqiptari nga Kosova i cili jeton në Zvicër kishte bërë bujë muaj më parë në mediat austriake, por ai ende nuk ka fituar asgjë. Tash i janë kthyer sërish mediat botërore, duke e shndërruar në një yll të lajmeve “kuriozitete” nga bota. Gazeta Daily Mail e Anglisë shkruan se kumarxhiu zviceran ishte i bindur se kishte fituar në slot machine jackpotin me vlerë 43 milionë euro në një kazino në Bregenz të Austrisë. Por kur shkoi ta marrë shpërblimin, zyrtarët e kazinos i thanë se slot machina kishte pësuar një gabim kompjuterik dhe atij nuk i takonte jackpoti.

Në vend të shumës marramendëse, shqiptarit ia ofruan 100 dollarë kesh edhe një darkë falas për “gabimin”. Por shqiptari nuk e ka ndërmend të ndalet. Në vend se ta pranonte ofertën ai tash e ka paditur kazinon. Zyrtarët e kazinos mbrohen duke thënë se ligji austriak ndalon jackpotin që kalon shumën mbi 2 milionë euro, shkruan Daily Mail. Por portali Gizomodo pyet se si zyrtarët e kazinos janë të sigurt se problemi ka qenë me softwarein e kompjuterit. “Pronarët thonë ishte gabim softwarei, por a mos ndoshta ishte gabim vetëm në ekran e jo në rezultat? Ndoshta mekanizmi rrotullues u bllokua dhe slot machina në mënyrë të drejtë ka paralajmëruar jackpotin deri sa ndoshta simbolet tregonte gabim.

Merlaku thotë se nuk do të lëshoj pe dhe do të luftojë me kazinon deri në fund. “Do të luftoj për këtë deri në vdekje. Është e papranueshme se çfarë më kanë bërë mua dhe familjes sime”, i tha Merlaku gazetës austriake Heute.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama