Shqiptarja 18-vjecare skualifikohet nga Miss Zvicra 2013!

Shqiptarja 18-vjeçare skualifikohet nga Miss Zvicra 2013!
Anita Mustafa, vajzë me origjinë nga Kosova është skualifikuar këtë të dielë nga konkursi i bukurisë, Miss Zvicra 2013. Spektakli po mbahet në televizionin Sat.1, dhe deri në finale për çdo javë do të organizohet nga një spektakël televiziv.  Bukuroshja shqiptare e ka cilësuar një vendim të papritur skualifikimin e saj.

Anita është ende e re dhe nuk ka arritur të përmbush pritshmëritë e jurisë, është thënë në arsyetimin e jurisë së spektaklit, e cila është e përbërë nga Christa Rigozzi, Nadine Vinzens dhe Fiona Hefti.

“Tani unë do t‘i kthehem gjimnazit dhe praktikës me fëmijët me aftësi të kufizuara”- është shprehur pas spektaklit bukuroshja nga Kosova. Veç kësaj, Dorina Podrimja dhe Heidi Lushtaku janë dy shqiptaret e tjera që do të vazhdojnë të konkurrojnë për kurorën e Miss Zvicrës.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama