“Kur kam parë Sandra-n duke qarë nuk mund ta besoja. Unë asnjëherë skam qenë para një publiku aq të madhë dhe prandaj kam pas shumë frikë por e di se kjo është normale pasi që për herë të parë kam dalë në televizon”, ka thënë Arbesa për indeksonline.
“Muzika për mua është gjithçka. Nuk e kam planifuar të shkoj në “X Factor” këtë vitë por ka qenë një vendim sponta”- ka treguar ajo.
Anëtarja e jurisë e këtij spektakli, këngëtarja me famë botërore, Sarah Connor tha se zëri i saj është zë që depërton thëllë në shpirt dhe se ajo ka kohë që po kërkonte diçka të tillë.
Familja e saj përbehet nga prindërit, 4 motra dhe 1 vëlla. Edicioni i rradhës i cili do të zbulojë nesë Arbesa është kualifikuar apo jo për fazën tjetër e cila mund ta dërgoj drejt finales së madhe do të mbahet me 26 gusht dhe do të transmetohet në televizonin gjerman “VOX”. Arbesa tha se pret përkrahjen e bashkëatdhetarëve të saj e cila do t’i ndihmojë shumë në vazhdim.
http://www.vox.de/medien/sendungen/x-factor/news/25f78-12cb67-67d4-25/x-factor-2012-kandidatin-arbesa-sinanaj-bringt-sandra-nasic-komplett-aus-der-fassung.html