Shtatzena kerkon qenin ne sallen e lindjes

Shtatzena kerkon qenin ne sallen e lindjes
Një grua shtatzënë në Angli kërkoi që në dhomën e lindjes, veç mjekëve dhe bashkëshortit, të ishte i pranishëm edhe qeni i saj i racës labrador. Kërkesa e pazakontë është shtruar në spitalin e Bransley-t nga gruaja shtatzënë, identiteti i së cilës mbetet i panjohur. Mjekët lejuan qenin labrador, që besohet se quhej Barney, duke shtuar se ai “ishte i qetë dhe kureshtar”.

Megjithatë, rasti në fjalë ka nxitur kritika në gjithë sistemin shëndetësor britanik. Shumë i druhen se ky është një precedent që mund të pasojë me kërkesa të grave të tjera shtatzëna që në momentin e lindjes duan pranë qenin, macen apo kafshë të tjera shtëpiake që ato mund të kenë.

Kjo bie në kundërshtim me higjienën dhe rrezikon shëndetin e nënës dhe fëmijës, thonë kritikët. Por drejtuesit e spitalit të Barnsley-t, mbrohen duke thënë se Barney është një qen “i certifikuar terapist” që ndihmon edhe me prezencën e tij në kalimin e situatave të vështira.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama