Shtepia e Bacit Sule do te behet muze

Shtepia e Bacit Sule do te behet muze
Kumanovë, 29 tetor - Shtëpia e Sulë Hotlit, njërës prij figurave më të njohura të Karadakut do të bëhet muze. Iniciativa vjen nga Shoqata e Historianëve Shqiptarë të Maqedonisë, dega e Kumanovës. Kryetari i degës, Hulusi Saliu thotë se për kthimin e shtëpisë së Sulë Hotlit në muze kanë edhe pëlqimin e kryetarit të Komunës ë Likovës.

 “Së shpejti do të dërgojmë kërkesën që shtëpia e veprimtarit të shquar të Karadakut, Sulë Hotli të bëhet monument kulture dhe të mbrohet nga shteti, e më pas të kthehet në muze. Për këtë iniciativë kemi edhe pëlqimin e kryetarit të Komunës së Likovës”, deklaroi Saliu.

Ai shton se figura e Sulë Hotlit patjetër duhet të rikthehet  në pozicionet që i meriton, ai është pjesa  me e lavdishme e kombit për këtë rajon. Sulë Hotli i përkiste forcave vullnetare që luftuan për mbrojtjen e vatrave të tyre gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe pas saj. Shtëpia e tij gjendet në fshatin Hotël, të Komunës së Likovës.

Ndërkaq, Shoqata e Historianëve Shqipëtarë të Maqedonisë (SHHSHM) do të kërkojë që në çdo qytet, si, Shkup, Kumanovë, Manastir, Ktrushevë, Tetovë, Gostivar, Strugë, Ohër e Dibër, shtëpitë e figurave të çmuara të kombit dhe ngjarjet  që kanë ndodhur në ato shtëpi të hynë në mbrojtjen e monumenteve të kulturës. “Kështu do ta ringjallim edhe të kaluarën tonë materiale. Ajo është pjesë e historisë sonë”, thotë kryetari i SHHSHM-së, Skënder Hasani.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama