Maratona disamujore Big Brother Albania, edicioni i pestë, nis këtë të shtunë më 18 shkurt në Top Channel. Ky televizion komunikoi zyrtarisht nisjen të shtunën, duke mos pranuar të japë dhe as konfirmoi asnjë detaj më shumë. Megjithatë nga burime të ndryshme mësohet se do të jetë e njëjta godinë si dhe vjet, ajo ku do të qëndrojnë banorët, në autostradën Tiranë-Durrës, kilometri i 15-të. Është realizuar një dekor i ri për studion ku do të zhvillohet spektakli e po ashtu ka ndryshime edhe në shtëpinë e Big Brother. Deri tani flitet për 16 persona që do të hyjnë në shtëpinë e këtij realit shoë, patentë e Endemol blerë nga Top Channel Albania. Drejtimi i spektaklti sërish do të jetë nga Arbana Osmani. Programi që ka siguruar vitet e kaluar audiencë të madhe pritet të jetë sërish në qendër të vëmendjes së shikuesve.