Çifti 75-vjeçar, që jetonte prej dekadash në shtëpinë e ndodhur dikur në një lagje periferike të qytetit, ndonëse se pranoi në fillim kompensimin dhe ofertën për t’u zhvendosur në një apartament të ri, ndërroi mendje pak pas fillimit të punimeve, duke thënë se ishin tepër të lidhur me banesën e tyre, ndaj nuk donin që të largoheshin.
Pavarësisht zgjidhjes së çuditshme të autoriteteve, çifti i pleqve u shpreh i kënaqur për këtë marrëveshje dhe lejimin për të qëndruar në shtëpinë e tyre, ndonëse tashmë të vendosur në mesin e një autostrade të rëndësishme.
Disa raste të ngjashme u evidentuan në Kinë edhe gjatë ndërtimit të komplekseve olimpike për Lojrat e Pekinit, në vitin 2008, kur pas shembjes së një sërë ndërtesash, disa banorë refuzuan të nënshkruanin dhe u lanë të shkëputur nga pjesa tjetër e qytetit, në shtëpitë e tyre.
Megjithatë, brenda pak kohe ata ndërruan mendje dhe pranuan ofertën e qeverisë për t’i sistemuar në një vend tjetër.